Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria, Kroacia dhe Turqia: Tri shtetet që garantuan për Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale

26/12/2024 - 22:11
në Kryesore, Lajme
A A
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lirimi përfundimtar i Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale, ka bërë që shumë detaje të reja të dalin në publik lidhur me procedurat në Hagë.

Në kohën kur Hashim Thaçi dhe krerëve të tjerë të UÇK-së nuk iu lejohej në asnjë mënyrë arresti shtëpiak ose mbrojtja në liri, një masë ishte lënë e hapur.

Ajo e garancisë për për lirim në një vend të tretë, nëse të njëjtat shtete garantojnë kushte strikte për ndonjërin prej të akuzuarve.

Nasim Haradinaj në disa intervista gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë të ditur emrat e tri shteteve që garantuan për lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.

Sipas Haradinajt, këto tri shtete ishin: Shqipëria, Turqia dhe Kroacia.

“Pushteti nuk e ka kryer obligimin qytetar e kushtetues ndaj qytetarit të vet në Hagë. Jo për të burgosurin Hashim, Nasim, për një të burgosur qoftë kriminel, apo edhe terrorist. Ai duhet me ofru të gjitha garancitë, përfshirë lirimin e përkohshëm mbrojtjen në lirë. Asnjë garancion i thjeshtë nuk është që do do thonë ish leshu me pa ba, ndoshta ishin mbrojt në liri, dhe turpi më i madh a di cili është: kanë ofru tri shtete tjera, njëri në rregull. Se e ka obligim me i mbrojt krejt shqiptarët, por ka garantu edhe Kroacia e Turqia për Hashimin. Kosova jo, as atëherë as sot”, ka thënë Haradinaj.

Pavarësisht garancive, Hashim Thaçit nuk iu aprovua lirimi me kusht në asnjërin prej këtyre shteteve.

Kjo pasi trupi gjykues në Hagë konstatoi se sigurimi i procedurave do të jetë i duhur, vetëm me Thaçin në Qendrën e Paraburgimit.

Megjithatë, me këtë nuk ishte pajtuar njëri prej gjyqtarëve. Kai Ambos, gjyqtar gjerman, kishte thënë se nëse ka shtete të treta që japin garanci të qarta, mund të shqyrtohet lirimi me kusht.

“Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akuzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht. Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhej në parashtrimin e Kai Ambos.

Megjithatë, edhe në këtë rast Ambos ishte i vetëm. Ai u mbivotua nga anëtarët e tjerë të trupit gjykues, dhe Thaçit e të tjerëve iu refuzuan kërkesat për lirim nga paraburgimi.

Madje, në Kosovë ishte diskutuar me të madhe fakti që Ambos, në ankesat e tjera nuk ishte caktuar në trupat gjykues të Gjykatës së Apelit. Për disa herë me radhe, Kai Ambos, nuk ishte pjesë e paneleve.

Mirëpo, kryetarja e Gjykatës Speciale e kishte mohuar kategorikisht që largimi i Ambosit, kishte të bënte me qëndrimin rreth lirimit të Thaçit.

“Pikë së pari ne jemi gjykatë që bazohet në sundimin e ligjit. Në ligj thuhet se gjyqtarët do të emërohen dhe mbikëqyren sipas nenit 62 të Ligjit dhe Kushtetutës. Gjyqtarët emërohen përmes një procesi shumë të rreptë të filtrimit. Para një paneli të pavarur që përbëhet nga tre anëtarë, dy gjyqtarë ndërkombëtarë me reputacion të lartë dhe ekspertizë të madhe, dhe një juristi të njohur. Buxhetimi, mbikëqyrja, vendi rregullohen me Ligjin”, deklaronte kryetarja e Gjykatës Speciale.

Gjyqtari Kai Ambos është nga Gjermania, dhe disa herë është nderuar edhe me mirënjohje atje.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati në këto intervista, janë shprehur të pakënaqur me trajtimin nga institucionte e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18/07/2025 - 18:54
Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie
Lajme

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie

18/07/2025 - 18:34
Ish-kryetari i Supremes reagon ndaj kritikave të qeverisë: Qasja politike ndaj gjyqësorit është e dënueshme
Lajme

Ish-kryetari i Supremes reagon ndaj kritikave të qeverisë: Qasja politike ndaj gjyqësorit është e dënueshme

18/07/2025 - 18:31
Avokati, biznesmeni e pesë zyrtarët e Arkivit e Kadastrit – si funksiononte shtatëshja e dyshuar për tjetërsimin e pronës 15 milionëshe
Lajme

Avokati, biznesmeni e pesë zyrtarët e Arkivit e Kadastrit – si funksiononte shtatëshja e dyshuar për tjetërsimin e pronës 15 milionëshe

18/07/2025 - 18:24
BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes
Lajme

BE do t’i ndajë fonde Kosovës me buxhetin 2028-2034, Komisionerja Kos gabimisht thotë se Kosova ka marrë para nga Plani i Rritjes

18/07/2025 - 18:17
Qelaj e njofton Osmanin me çështjet që qytetarët adresojnë tek Avokati i Popullit
Lajme

Qelaj e njofton Osmanin me çështjet që qytetarët adresojnë tek Avokati i Popullit

18/07/2025 - 18:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë