Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiprim Arifi: Nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Alternativës

23/10/2023 - 09:08
në Lajme
A A
Shqiprim Arifi: Nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Alternativës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqiprim Arifi, përmes një njoftimi në Facebook shprehet se më nuk do jetë më kandidatë për kryetar në zgjedhjet partiake të “ALTERNATIVA për Ndryshim”.

“Sapo përfundoi mbledhja e gjithë strukturës së ALTERNATIVËS, me kryetarët e nëndegave, kryesinë e përgjithshme dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. I njoftova të gjithë zyrtarisht se pas vendimit të para dy javëve, për t’i shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, me të cilën përfundon edhe mandati im i dytë, me plot dëshirë dhe vullnet për të respektuar statutin e partisë (i cili e kufizon mandatin për kryetar të partisë në maksimum 2 mandate) NUK do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë”, ka shkruar Arifi.

Postimi i tij në Facebook:

Të dashur vëllezër dhe motra,

Sapo përfundoi mbledhja e gjithë strukturës së ALTERNATIVËS, me kryetarët e nëndegave, kryesinë e përgjithshme dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal.

I njoftova të gjithë zyrtarisht se pas vendimit të para dy javëve, për t’i shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, me të cilën përfundon edhe mandati im i dytë, me plot dëshirë dhe vullnet për të respektuar statutin e partisë (i cili e kufizon mandatin për kryetar të partisë në maksimum 2 mandate) NUK do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë.

Ka qenë një rrugëtim i paprecedent në jetën time. Një histori e suksesit, pasi sot, ALTERNATIVA për Ndryshim është partia më e fuqishme në Luginë të Preshevës.

ALTERNATIVA është afirmuar në të gjitha trojet shqiptare, fituese e të gjitha zgjedhjeve në 8 vitet e fundit, një parti e të rinjëve dhe të rejave, një parti që filloi projektet më vitale në qytetin e Preshevës, që ka punësuar mbi 500 qytetarë në 8 viteve të fundit dhe një parti që ka sjellë shumë DASHURI për çdo shqiptar në Preshevë dhe në gjithë trojet anembanë.

Nga zemra dua të falënderoj të gjithë strukturën e gjerë, duke filluar nga votuesit, mbështetësit, aktivistët, nëndegët, këshilltarët e gjitha Kuvendeve, Kryesinë e Përgjithshme dhe çdo dashamirë të rrugëtimit të përbashkët për NDRYSHIM.

Veçanërisht, dua të falënderoj përzemërsisht familjen time, e cila ka treguar durim të madh si dhe ka qenë mbështetja ime më e fortë në rrugëtimin tim politik.

Dua të falënderoj edhe partitë e tjera politike, të cilat na kanë mundësuar duke kontribuar me nivelin e tyre të ulët, që votuesit të bëjnë dallimin mes neve dhe atyre, nga politikat e interesave personale të partive të vjetra, në politikë të ndershme dhe pa interesa personale të ALTERNATIVËS.

Shumë dashuri dhe respekt pafund për të gjithë, edhe për ata që na kanë urryer dhe që na kanë luftuar padrejtë, madje edhe duke shpifur në forma të ndryshme. Sepse, pa ju nuk do të ishte ALTERNATIVA, kjo që është sot!.
I juaji,
Shqiprimi

JU REKOMANDOJMË

Kupchan: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO!
Lajme

Kupchan: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO!

28/06/2025 - 22:55
Takimi mes liderëve të partive politike zgjati më shumë se dy orë por nuk solli ndryshime – Krejt çka ndodhi në takimin e sotëm
Kryesore

Takimi mes liderëve të partive politike zgjati më shumë se dy orë por nuk solli ndryshime – Krejt çka ndodhi në takimin e sotëm

28/06/2025 - 22:42
Izraeli: Kemi vrarë një nga themeluesit e Hamasit
Lajme

Izraeli: Kemi vrarë një nga themeluesit e Hamasit

28/06/2025 - 22:38
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Lajme

Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë

28/06/2025 - 22:36
Rama i shoqëruar nga Abdixhiku përuron tunelin e Kurrizit: Transformim i pjesës ikonike të Prishtinës
Lajme

Rama i shoqëruar nga Abdixhiku përuron tunelin e Kurrizit: Transformim i pjesës ikonike të Prishtinës

28/06/2025 - 22:32
Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Lajme

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar

28/06/2025 - 22:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

    Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kurti e pëson keq në konferencë përballë gazetarëve, pyetja e “vështirë” i merr përgjigje në pak sekonda

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ishin pa licencë, Vitia njofton se janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private: Shëndeti i qytetarëve s’mund të rrezikohet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Amerika përgëzon Policinë e Kosovës për shpëtimin heroik të gruas që rrezikonte jetën në rrugën Vushtrri–Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë