Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtesat për fëmijë, vjen njoftimi i rëndësishëm për prindërit

28/03/2022 - 18:31
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Shtesat për fëmijë, vjen njoftimi i rëndësishëm për prindërit

Euro cash stack closeup. Financial currency concept

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për vonesa në pagesat e shtesave të fëmijëve, janë ankuar disa prindër në Kosovë.

Gjetja e bankave me mirëmbajtjen më të lirë të llogarive ka bërë që prindërit të humbin kohë deri në hapjen e llogarisë, e rrjedhimisht edhe humbje të përfitimit të shtesave për fëmijë.

Aktualisht këto shtesa i gëzojnë mbi 142 mijë fëmijë dhe mbi 11 mijë lehona.

Nga muaji gusht, qeveria ka nisur me ndarjen e shtesave për fëmijë, 20 euro për ata nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për ata që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2015 e tutje.

Hapja e xhirollogarive, aplikimi për shtesa, e deri në pranimin e aplikimit, ka bërë që shumë fëmijë të humbasin një pjesë të shtesave që përfitojnë nga shteti.

Një qytetare, nga Gjilani, thotë se ka aplikuar për vajzat e saj, që kanë lindur njëra në korrik 2016 dhe tjetra në dhjetor 2019. Ndonëse nuk deklarohet para mikrofonit, Genta thotë se vajzave të saj u takojnë shtesat nga 10 euro, por siç thotë ajo, në konton e saj për 4 muaj për të dy vajzat i ka marrë vetëm 33 euro.

Një problem tjetër është marrja në mënyrë retroaktive e shtesave të fëmijëve. Sabrija, nga Prishtina, ka lindur djalin e saj në tetor të vitit 2021 dhe me ligj i takojnë shtesat në vlerë prej 20 euro. Por për mungesë të xhirollogarisë dhe problemeve me platformën elektronike, e-Kosova, ajo ka arritur që të aplikojë tani, ndërkohë që përftimi për muajt paraprak i shkon dëm.

Ndërkohë, prindërit presin që të hapen edhe për vitet e tjera sa më shpejt. Bedrija, nga Prishtina, thotë që kjo është një mundësi e mirë për një fond për fëmijët edhe pse është shumë i vogël.

“Unë i kam dy vajza, njëra 11 dhe tjetra 13 vjeçare. Kjo është një ndihmë e vogël sadopak deri në moshën 16 vjeçare me ua dhënë”, tha ajo për Radio Kosovën.

Mbi 142 mijë fëmijë, të lindur në periudhën 2015-2022 janë përfitues të shtesave për fëmijë, dhe mbi 11 mijë lehona. Antoneta Azemi, zyrtare për media në Ministrinë e Financave, thotë për Radio Kosovën se në disa raste kur përfituesit kanë pasur probleme me xhirollogarinë, mjetet janë kthyer në thesar.

“Me numrin e madh të aplikimeve që kemi, ne vërejmë se kjo ka sukses të madh dhe numri i kthimeve është shumë i vogël. Të gjitha mjetet që nuk i pranojnë qytetarët në xhirollogaritë e tyre bankare janë për shkak të problemeve me xhirollogaritë e tyre. Aplikueset nuk i kanë të dhënat e përditësuara në bankë, ose iu figuron mbiemri i vajzërisë përderisa në dokumente e kanë ndërruar, kështu që për shkak të mospërputhjes së të dhënave, mjetet kthehen në thesar, d.m.th bëhet kthimi i mjeteve nga banka”, u shpreh ajo.

Azemi nuk ka specifikuar se kur Ministria e Financave do të fillojë me shpërndarjen e shtesave të fëmijëve për vitet e tjera të lindjes duke thënë se duhet të shohin planin fiskal, edhe pse sipas saj, fëmijët e vitit 2015 kanë filluar t’i gëzojnë këto

JU REKOMANDOJMË

Associated Press: Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, po përballet me vështirësi ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e karburanteve

Associated Press: Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, po përballet me vështirësi ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e karburanteve
30/03/2026 - 20:15

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për rritjen e çmimit të karburanteve në Kosovë, si pasojë e luftës në Iran. Artikulli i Associated Press, i publikuar edhe nga Washington Post, nis duke...

Më shumëDetails

Intervistimi i Shkëlzen Gashit, Prokuroria Speciale del me njoftim

Intervistimi i Shkëlzen Gashit, Prokuroria Speciale del me njoftim
30/03/2026 - 19:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dal me njoftim për media, duke theksuar se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë...

Më shumëDetails

Deputeti Dugolli, që ishte i burgosur në Dubravë flet për pasaktësitë në ekspozitën e Gashit: Nuk u besoja syve

Deputeti Dugolli, që ishte i burgosur në Dubravë flet për pasaktësitë në ekspozitën e Gashit: Nuk u besoja syve
30/03/2026 - 19:20

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, njëherit i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se nuk u besoi syve kur në ekspozitën e vendosur në shesh për...

Më shumëDetails

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Me urgjencë, Osmani të emërojë anëtarin e dytë në KQZ

PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme
30/03/2026 - 19:07

Partia Demokratike e Kosovës thotë se mirëpret Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO81/26, me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes...

Më shumëDetails

“Nga Dardania në Pavarësi” – Më 3 prill hapet ekspozita e Emine Jetishit në ambasadën e Kosovës në Lubjanë

“Nga Dardania në Pavarësi” – Më 3 prill hapet ekspozita e Emine Jetishit në ambasadën e Kosovës në Lubjanë
30/03/2026 - 18:49

Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Sllovenisë njofton se më 03 prill hapet ekspozita e artit me “Nga Dardania në Pavarësi”, me ç’rast ka ftuar gjithë ata që...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë
30/03/2026 - 18:30

Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur në muajin janar në një argjendari në qendër të Prishtinës. Bëhet fjalë për Xhafer Vllahiun,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë