Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Associated Press: Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, po përballet me vështirësi ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e karburanteve

30/03/2026 - 20:15
në Lajme
A A
Associated Press: Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, po përballet me vështirësi ndërsa lufta në Iran rrit çmimet e karburanteve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për rritjen e çmimit të karburanteve në Kosovë, si pasojë e luftës në Iran.

Artikulli i Associated Press, i publikuar edhe nga Washington Post, nis duke iu referuar Kosovës si një nga vendet më të varfëra të Evropës, që tash po përballet me rritje të çmimeve të naftës, pas luftës në Iran, përcjell Reporteri.net.

Për sfidat me të cilat po përballet pas ngritjes së çmimeve të naftës, për AP ka folur Kushtrim Ajvazi, që merret me kultivimin e patateve.

Ajvazi ka bërë thirrje që qeveria të ndihmojë për t’ua lehtësuar barrën.

“Ne po analizojmë dhe llogarisim çdo kosto shtesë, dhe nëse shohim që ky proces i rritjes së kostove vazhdon, do të detyrohemi të rregullojmë çmimet tona”, ka deklaruar Ajvazi.

Aty përmenden edhe masat lehtësuese që kanë marrë vendet tjera në Ballkan, për të lehtësuar efektet për fermerët.

“Rumania, Hungaria dhe Serbia kanë prezantuar çmime të veçanta nafte për fermerët ose kanë ulur taksën shtetërore mbi të ardhurat”, thuhet në artikull.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe furnizohet tërësisht nga importet. Çmimi i naftës dhe benzinës përcaktohet nga importuesit, të cilëve margjina e fitimit u është e kufizuar në 12%.

Rritja e çmimeve ka rënduar gjithashtu qytetarët e zakonshëm. Bardh Mehmeti, një profesionist IT nga kryeqyteti Prishtina, tha se tani paguan 100 euro për një rezervuar të plotë, krahasuar me 80 euro para krizës. Mehmeti tani po “mendon seriozisht” për mënyra për të blerë një makinë elektrike.

Ndikim raportohet të ketë pasur edhe kriza politike që e përcolli pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, si dhe aktualja me Presidentin.

“Gjendja ekonomike e Kosovës është ndikuar edhe nga një krizë politike e gjatë që la vendin pa një qeveri plotësisht funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar. Qeveria aktuale e Kryeministrit Albin Kurti është sërish në ngërç për shkak të dështimit për të zgjedhur një president të ri”, thuhet në artikull.

Është theksuar edhe kërkesa e PDK’së për ulje të përkohshme të taksave për të lehtësuar barrën për qytetarët dhe bizneset.

Për AP ka folur edhe ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu, i cili ka thënë se qeveria duhet të reagojë urgjentisht në rast të një rritjeje të mëtejshme të çmimeve, për të parandaluar dëme më të mëdha në ekonomi.

“Nuk ka sektor që të mos ndikohet nga rritja e çmimeve”, ka deklaruar Gerxhaliu.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë