Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtimi i rrymës: Paralajmërohet destabilizim social

12/01/2022 - 14:27
në Kryesore, Lajme
A A
Shtrenjtimi i rrymës: Paralajmërohet destabilizim social
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi sot se shtrenjtimi i rrymës mund të hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë.

KMDLNj thekson se KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE–së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 %.

Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:

KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE –së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 % , si hap i parë drejt rritjes së radhës së çmimit të rrymës e që jetën e shumicës së qytetarëve të Kosovës do ta bëjë të pamundur shkaku se edhe me çmimet e tashme kanë shumë probleme t’i shlyejnë faturat.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit mori një vendim që mos të ketë pension nën 100 euro e që, fare pak ndikon në përmirësimin e jetës së pensionistëve aq më parë që kjo rritje, varësisht nga kategoria përfituese , rritja është 11-25 % që nuk mund t’i mbulojë as faturat e rrymës me rritje të paralajmëruar prej 30 – 40 % , për fillim.

Rritja e faturave për rrymën e shpenzuar shkakton një rritje zinxhirore të gjithë artikujve tjerë si dhe thuaja të gjitha shërbimeve që e vështirëson deri në rrezikim të mbijetesës gjendjen e kategorive të rrezikuara ku pensionistët të të gjitha kategorive përbëjnë grupin më të cenueshëm, shkaku i moshës , gjendjes shëndetësore si dhe pensioneve që edhe me rritjen e fundit nuk e kalojnë cakun e një intervenimi social e jo një pension që i përmbushë nevojat elementare dhe që e respekton kontributin e kësaj kategorie të shoqërisë kosovare gjatë jetës dhe punës së tyre.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk ka një plan konkret për subvencionim të kategorisë së margjinalizuar atëherë, duke socializuar humbjet e KEDS –it dhe duke ua trashur lëngun ZRRE –së, këtë kategori do ta dërgojë drejt afrikanizimit social dhe ekonomik , duke kontribuar në rrënimin e shëndetit dhe rrezikimit të jetës e që është në kundërshtim të plotë me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përkatësisht ua mohon të drejtat sociale dhe ekonomike të cilat ua garantojnë Kushtetuta e Kosovës, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe konventat për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike.

Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje.

Nëse nuk kemi rritje të pagave përmes Ligjit për Paga sikur edhe rritje të pensioneve që siguron një jetë minimale të dinjitetshme atëherë do të krijohen rrethanat për një pakënaqësi të përmasave të gjëra që do të përkrahej nga të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe atyre politike.

KMDLNj përkujton Qeverinë e Kosovës që po sillet si të gjitha qeveritë paraprake sa i përket trajtimit të pensionistëve kontribut pagues e që janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi i Serbisë, duke mos ua pranuar stazhin e punës në kohën kur ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës.

E kemi një situatë paradoksale kur një i punësuar , tash pensionist , me përgatitje të lartë universitare shkaku se nëse edhe për një javë apo edhe një ditë nuk e ka përmbushur kushtin për stazhin e imponuar trajtohet si dikush që kurrë nuk ka punuar në jetën e vet duke përfituar pensionin në bazë të moshës!

Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës dhe ky është diskriminimi më i madh që iu bëhet pensionistëve kontribut pagues, të larguar dhunshëm nga puna për shkaqe politike dhe etnike. Kjo paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe diskriminim kapital që duhet të ndërpritet menjëherë përmes miratimit të Ligjit përkatës.

KMDLNj një kohë të gjatë është angazhuar që ky Ligj të miratohet sa më parë përmes reagimeve publike, bashkëveprimeve me sindikatat përkatëse si dhe gjatë takimeve me ministrat përkatës.

KMDLNj –ë thërret Qeverinë e Kosovë-s që urgjentisht ta rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshme të pensioneve të kategorive sociale , pensionistëve në bazë të moshës si dhe pensioneve tjera, të rrisë rrogat e sektorit publik sikur që të krijojë rrethana lehtësuese për bizneset të cilat shkaku i masave kufizuese dhe uljes së kapacitetit blerës , ose kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit.

Në këtë mënyrë do të kontribuonin që edhe në sektorin privat të ketë rritje të pagave.

Qeveria e Kosovës duhet të krijojë kushte që ata që janë përfitues të skemës sociale , përmes krijimit të vendeve të reja të punës të shndërrohen në kontribuues të Buxhetit të Kosovës.

Gjendja e rënduar ekonomike është pengesa më e madhe për thithjen e investimeve nga jashtë kurse Buxheti i Kosovës nuk garanton zhvillim përveçse bënë përpjekje të sigurojë një paqe sociale.

JU REKOMANDOJMË

Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve

Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve
28/10/2026 - 21:09

Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e cila u vra para më shumë se 15 vjetësh, ka kritikuar neglizhencën e institucioneve në trajtimin e rastit të vajzës së...

Më shumëDetails

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
28/10/2026 - 20:47

Gjatë ditës se nesërme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit për media, kjo seancë nis nesër nga ora 10:00. Në njoftim bëhet...

Më shumëDetails

“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës

Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
28/10/2026 - 20:35

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, në KlanKosova ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes së Arlinda Zekajt. Ai tha se duhet të kishte dorëheqje dhe...

Më shumëDetails

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart
28/10/2026 - 20:16

Aleanca ka njoftuar se i bashkohet thirrjeve për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Këto kërkesa janë përsëritur vazhdimisht...

Më shumëDetails

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
28/10/2026 - 19:44

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore...

Më shumëDetails

Nis punën grupi punes për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për Gjykatën Speciale, Konjufca jep detaje

Konjufca thotë se “sipas të gjitha gjasave” do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e re
28/10/2026 - 19:38

Glauk Konjufca ka kryesuar mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë