Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtuni kritikon hezitimin e Qeverisë për gazin amerikan: Duhet të ketë diçka politike

14/06/2026 - 21:31
në Lajme
A A
Shtuni kritikon hezitimin e Qeverisë për gazin amerikan: Duhet të ketë diçka politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë, Ardian Shtuni, ka komentuar sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova çështjen e projektit amerikan të gazit dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj iniciative.

Shtuni tha se hezitimi i Qeverisë së Kosovës ndaj projekteve të tilla nuk është i ri, duke kujtuar një ofertë të mëhershme nga MCC.

“Më duket që është një qasje e vazhdueshme nga qeveria e z.Kurti. E mbaj mend që prej vitit 2021 ka qenë një ofertë nga Millennium Challenge Corporation (MCC), u ofruan, nëse nuk gaboj, rreth 200 milionë dollarë grante, pikërisht për një projekt të ngjashëm dhe prapë ishte i njëjti hezitim dhe nuk u bë asgjë me ato para dhe me atë mundësi. Këtu po flasim për një mundësi strategjike për t’u afruar edhe më tepër me aleatin dhe partnerin strategjik që janë Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai.
Ai tha se nuk arrin të kuptojë arsyet e hezitimit ndaj një projekti që, sipas tij, është me rëndësi të madhe për Kosovën.

“Unë realisht vazhdoj të mos arrij ta kuptoj hezitimin që po tregohet ndaj një projekti i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një vend nevojtar si Kosova. Nuk mund ta justifikoj dhe ta kuptoj ose ta shpjegoj në një mënyrë objektive këtë lloj llastimi, do të thoja. Por më duket se është më shumë sesa llastim, sepse llastimi ka të bëjë me diçka më sipërfaqësore, kjo mua më duket sikur është diçka më politike, sepse nuk është diçka e izoluar, nuk ndodhi vetëm një here. kjo po ndodh në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi ai.
Sipas tij, përfitimet nga ky projekt janë të shumta dhe shtrihen përtej aspektit ekonomik.
“Unë i shikoj të mirat dhe nuk i shikoj të këqijat. I shikoj të gjitha të mirat që sjell një bashkim me këtë lloj projekti. Aprovimi i këtij projekti do të sillte të mira ekonomike, por edhe strategjike në planin afatgjatë, si për sigurinë kombëtare të Kosovës ashtu edhe për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”.Shtun

i ngriti pyetje edhe për mungesën e sqarimeve publike nga ana e Qeverisë në detyrë lidhur me rezervat që mund të ketë për këtë projekt.
“Atëherë, pse duhet të hezitohet kur janë të gjitha këto të mira? Kush është ajo frika ose kush janë ata elementë që e bëjnë këtë kryeministët apo qeverinë e tij të hezitojnë? Pse nuk i artikulon dhe nuk i komunikon qartë se cilat janë shqetësimet e tij në lidhje me këtë projekt?”, tha ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se projekti është pjesë e një infrastrukture rajonale, nga e cila kanë përfituar ose janë përfshirë edhe vende të tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
“Projekti ka tri opsione të ndryshme për t’u lidhur me këtë infrastrukture dhe janë të gjitha vendet e rajonit janë të integruara. Nuk është diçka që po i ofrohet vetëm Kosovës, është një infrastrukturë që i është ofruar komplet rajonit dhe ka vende të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Kosova dhe e shikojnë benefitin”, tha ai.
Në fund, Shtuni përsëriti bindjen e tij se hezitimi ndaj këtij projekti nuk mund të shpjegohet vetëm me argumente ekonomike dhe deklaroi se duhet të ketë diçka politike.

“Prandaj them se këtu duhet të ketë diçka politike, sepse nuk e shikoj dot më aspektin objektiv ekonomik apo në ndonjë mënyrë tjetër se çfarë mund ta shqetësojë kryeministrin që të hezitojë në një rast të tillë, kur Kosova është më nevojtarja sa i përketë burimeve të energjisë në Ballkan dhe mos të them në Evropë”, u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin

CNN: Netanyahu kërkon takim urgjent me Trumpin mes tensioneve në rritje lidhur me negociatat me Iranin
14/06/2026 - 22:22

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një takim urgjent me Presidentin amerikan Donald Trump, tha një burim izraelit, mes asaj që duket të jetë një rritje e tensioneve...

Më shumëDetails

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/06/2026 - 22:08

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor...

Më shumëDetails

E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës
14/06/2026 - 21:51

Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Albiani...

Më shumëDetails

27-vjeçari që dyshohet se u vra nga djali i axhës në Prizren ishte djali i vetëm i familjes

27-vjeçari që dyshohet se u vra nga djali i axhës në Prizren ishte djali i vetëm i familjes
14/06/2026 - 21:51

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Raportohet se i ndjeri ishte djali i...

Më shumëDetails

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
14/06/2026 - 21:08

Një grua e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja...

Më shumëDetails

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
14/06/2026 - 20:44

Nga data 17 deri më 21 qershor 2026, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, i organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë