Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shuma e parave që dërgoi diaspora për 9 muaj në Kosovë

20/11/2022 - 08:48
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shuma e parave që dërgoi diaspora për 9 muaj në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për 9 muaj diaspora dërgoi në Kosovë 916 milionë euro, 54.4 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Por për njohësit e ekonomisë në vend milionat e diasporës ndonëse kanë ndikim në ekonomi ato nuk po dedikohen në sektorë që sigurojnë zhvillim.

Përvec konsumit e patundshmërisë, ata bëjnë apel që këto mjete të fokusohen edhe në prodhim.

Profesori i ekonomisë Ujkan Bajra tha se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sipas tij, nga pas lufta remitencat që mërgimtarët dërgojnë në vend sillet deri në mesatar 16 të GDP-s.

“Është e vërtet se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm, jo vetëm në dërgesat që i dërgon tekë familjet por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Duke filluar nga pas lufta e deri më tani pjesëmarrja e remitencave apo dërgesave që dërgojnë bashkatdhetarët tanë në Kosovë sillet deri në mesatar 16 të GDP që nuk është shumë e voglë dhe është e pritshme që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen ekonomike”, tha ai.

Ai u shpreh se orientimi i tyre do të duhej të ishte ndryshe, pasi shumica e dërgesave shkon në konsum të përditshëm.

Bajra shtoi se investimi i dërgesave në kapacitete prodhuese do të ishte më i qëlluar, por sipas tij, edhe shpenzimi i tyre në konsum ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike.

“Orientimi i tyre duhet të jetë ndryshe, shuma më e madhe e tyre shkon në konsum të përditshëm, që vjen në formë të ndihmës që ndihmohen familjarët dhe shpenzimi i tyre ndodhë në konsum. Konsumi është njëri ndër indikatorët e rritjes ekonomike por nuk siguron zhvillim të qëndrueshëm në ekonomi. Andaj orientimi i tyre ose mobilizimi i fondeve të lira që kanë mërgimtarët tanë në aspektin e investimit ku kthimi do të jetë më i lartë për shembull në kapacitete prodhuese do të ishte më i qëlluar se sa që është tani, megjithatë kjo ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, profesori Musa Limani, tha se paratë e mërgimtarëve në mungesë të programeve ose strategjive zhvillimore të Qeverisë po shpenzohen në patundshmëri, në vend se të shkojnë në prodhim.

Megjithatë ai theksoi se po të mos ishte mërgata konsumi në Kosovë do të ishte katastrofal.

“Është e vërtet se diaspora ka ndihmuar dhe kohët e fundit është me tepër duke dërguar para apo remitenca. Për fat të keq ato para në mungesë të programeve ose strategjisë zhvillimore afatgjate të Kosovës, kryesisht shkojnë në patundshmëri, në vend se të shkojnë në prodhim”.

“Nga aspekti tjetër janë shumë pozitive sepse mërgata jonë e mban konsumin, po të mos ishte mërgata jonë konsumi do të ishte katastrofal. Këto ndihma nuk shkojnë në orientim të duhur pikërisht për shkak të mungesës së programeve të cilët nuk i ofron qeveria dhe nuk i mbështet në pikë pamje institucionale tërheqjen e avancimeve të mërgatës sonë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Qeveria t’i mbështesë mërgimtarët me programe të ndryshme dhe t’iu ofrojë lehtësira në politikën fiskale që ata të orientohen në prodhim.

“Mendoj se qeveria duhet të punojë shumë më shumë se deri më tani. T’i mbështes në pikëpamje jo vetëm materiale por edhe morale. T’iu ofrojë programe të ndryshme dhe lehtësira në politikën fiskale me qëllim që t’i tërheq avancimet e kapitalit të mërgatës dhe ata të orientohen pastaj në prodhim”, tha ai./EO

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë