IP Petrol, kompania e derivateve të naftës, që është në pronësi të Shaip Mikullovcit ka fituar tender në vlerë prej 15 milionë eurove përmes një dokumenti të falsifikuar, së paku kështu pretendon gazetari Berat Buzhala i cili ka prezantuar edhe dëshmi për një gjë të tillë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Buzhala përmes një storie ka dhënë detaje për rastin e tenderit për furnizim me derivate të veturave të sektorit publik e ku kusht ishte që kompania fituese të kishte marrëveshje me një rafineri të naftës.
Sipas dokumenteve fitues u shpall IP Petrol e Shaip Mikullovcit pasi kishte prezantuar një marrëveshje të falsifikuar me rafinerinë e naftës British Petrol për ta fituar tenderin.
Por shteti duket se nuk ka marrë mundin që ta vërtetoj nëse ky dokument është i vërtetë apo jo, me vetëm një email.
Detajet i gjeni në videon më poshtë:













