Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës

29/12/2024 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Votimi i më shumë se gjysmës së popullsisë së botës në zgjedhjet e vitit 2024 ka lënë shumë demokraci liberale përballë krizave të besimit, fragmentimit politik dhe polarizimit të shtuar, teksa disa analistë i frikohen erës së re në velat e autoritarizmit.

Ngjarja kryesore e vitit të madh zgjedhor qenë presidencialet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara, të vetëquajturin “qytet i ndritshëm mbi kodër” i demokracisë, ku Donald Trump doli fitimtar.

Shumë analiza pas zgjedhjeve u fokusuan në faktorët ekonomikë për refuzimin e figurave në pushtet të Partisë Demokratike nga ana e publikut.

Kërcënimet e vazhdueshme të Trumpit për minimin e sundimit të ligjit nuk duket se dekurajuan aq votuesit.

Republikani është zotuar se do ta vërë nën kontroll një sistem drejtësie që e kishte shënjuar atë me disa hetime dhe gjykime, se do t’i ndëshkojë mediat armiqësore, dhe se do të emërojë shërbyes civilë mbi bazën e besnikërisë së tyre ideologjike.

Nëse Trump i bën të gjitha ato që ka premtuar, “Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë sulmin më të ashpër ndaj ndarjes së pushteteve dhe lirive qytetare në historinë e saj paqësore”, shkroi profesori i shkencave politike, Larry Diamond, në revistën amerikane Foreign Affairs.

Polarizim dhe fragmentim

“Ndodhemi në një moment të rrezikshëm, jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të tjera”, tha Max Bergmann nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), në një prononcim për AFP-në.

Gjatë dy dekadave të fundit, modeli perëndimor i demokracisë, i instaluar që nga viti 1945 dhe i përforcuar pas rënies së bllokut sovjetik pas vitit 1989, ka qenë në rrezik.

Organizata me bazë në SHBA, Freedom House, ka vënë në pah dhunën e shtuar dhe manipulimet e dyshuara apo të konfirmuara në shumë zgjedhje të mbajtura nëpër botë.

Gjetiu, në disa të ashtuquajtura sisteme “hibride”, udhëheqësit e fuqishëm në pushtet ruajtën postet e tyre, por u përballën me kundërshtime të reja, të vendosura e të organizuara.

Narendra Modi i Indisë dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë pësuan humbje në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht komunale.

Edhe në sisteme më konkurruese demokratike, si në Evropë, “ne po shohim politikë gjithnjë e më të polarizuar e më të fragmentuar”, tha Bergmann.

Aleanca qeverisëse e Gjermanisë, ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, u prish në nëntor, teksa ka pak qartësi se si do të duket një qeveri e re pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Dhe, në Holandën fqinje, një koalicion i brishtë katërpalësh po përballet me luftë të brendshme, teksa po përpiqet të mos fundoset, pas rënies së qeverisë së mëparshme më 2023.

Franca, ku prej dekadash në pushtet qëndrojnë herë partitë monolite të majta, herë ato të djathta, ka përjetuar lëkundje të skenës politike, që kur centristi Emmanuel Macron erdhi në pushtet si president më 2017.

Zgjedhjet e parakohshme të befasishme që ai shpalli në verë prodhuan një Parlament pothuajse të ndarë baras ndërmjet tri blloqeve – të majtës, qendrës së djathtë dhe ekstremit të djathtë.

Përderisa palët nuk pajtohen pothuajse për asnjë temë, përpjekjet për reforma janë paralizuar.

Kriza u thellua edhe më shumë, kur në dhjetor Parlamenti francez rrëzoi Qeverinë e Michel Barnierit, në vend të të cilit u emërua François Bayrou.

“Ndalja e ndryshimeve”

Gjendja e paqëndrueshme e demokracive perëndimore mund të shpjegohet nga “një krizë besimi në partitë politike dhe mediat, e paprecedent që nga viti 1945”, ka thënë Bertrand Badie, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin francez Sciences Po.

Votuesit reaguan ndaj “një oferte të varfër të politikës”, ka shtuar ai.

“Çfarë ofruan Macron në Francë apo Kamala Harris në SHBA përtej premtimit për të parandaluar marrjen e pushtetit nga rivalët e tyre, Trump apo e djathta ekstreme, e udhëhequr nga Marine Le Pen? Kjo krijon një problem të madh me legjitimitetin”, ka vlerësuar Badie.

Refuzimi i partive tradicionale dhe i udhëheqësve në pushtet ka kontribuar në rritjen e partive populiste dhe atyre të ekstremit të djathtë.

Ato shënuan suksese të mëdha në zgjedhjet evropiane të qershorit, siç demonstruan zgjedhjet në Gjermani, Francë, Holandë, si dhe në Itali e në Hungari para vitit 2024.

Shumë votues po votojnë për politikanë që premtojnë masat më të ashpra ndaj çështjeve që përfshijnë imigracionin dhe inflacionin.

Edhe personaliteti është element kyç, teksa Viktor Orban i Hungarisë dhe Trump kanë arritur të paraqesin autoritet të paepur.

“Bota dhe shoqëritë po kalojnë nëpër një transformim të madh. Globalizimi liberal nuk ka sjellë përgjigje për miliona njerëz, të brengosur për ndryshime nganjëherë radikale në mënyrën se si ne jetojmë pranë tjerëve, udhëtojmë apo prodhojmë”, ka thënë Gilles Gressani, shef i revistës gjeopolitike franceze Le Grand Continent.

“Si pasojë, ka një kërkesë gjithnjë e më të madhe për t’i ndalur ndryshimet – dhe, për shkak se kjo duket gjithnjë e më e pagjasë, një dëshirë për t’u tërhequr” nga çështjet përtej kufijve shtetërorë, ka shtuar ai. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1476 Shpërndaje
    Shpërndaje 590 Tweet 369
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë