Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës

29/12/2024 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Votimi i më shumë se gjysmës së popullsisë së botës në zgjedhjet e vitit 2024 ka lënë shumë demokraci liberale përballë krizave të besimit, fragmentimit politik dhe polarizimit të shtuar, teksa disa analistë i frikohen erës së re në velat e autoritarizmit.

Ngjarja kryesore e vitit të madh zgjedhor qenë presidencialet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara, të vetëquajturin “qytet i ndritshëm mbi kodër” i demokracisë, ku Donald Trump doli fitimtar.

Shumë analiza pas zgjedhjeve u fokusuan në faktorët ekonomikë për refuzimin e figurave në pushtet të Partisë Demokratike nga ana e publikut.

Kërcënimet e vazhdueshme të Trumpit për minimin e sundimit të ligjit nuk duket se dekurajuan aq votuesit.

Republikani është zotuar se do ta vërë nën kontroll një sistem drejtësie që e kishte shënjuar atë me disa hetime dhe gjykime, se do t’i ndëshkojë mediat armiqësore, dhe se do të emërojë shërbyes civilë mbi bazën e besnikërisë së tyre ideologjike.

Nëse Trump i bën të gjitha ato që ka premtuar, “Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë sulmin më të ashpër ndaj ndarjes së pushteteve dhe lirive qytetare në historinë e saj paqësore”, shkroi profesori i shkencave politike, Larry Diamond, në revistën amerikane Foreign Affairs.

Polarizim dhe fragmentim

“Ndodhemi në një moment të rrezikshëm, jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të tjera”, tha Max Bergmann nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), në një prononcim për AFP-në.

Gjatë dy dekadave të fundit, modeli perëndimor i demokracisë, i instaluar që nga viti 1945 dhe i përforcuar pas rënies së bllokut sovjetik pas vitit 1989, ka qenë në rrezik.

Organizata me bazë në SHBA, Freedom House, ka vënë në pah dhunën e shtuar dhe manipulimet e dyshuara apo të konfirmuara në shumë zgjedhje të mbajtura nëpër botë.

Gjetiu, në disa të ashtuquajtura sisteme “hibride”, udhëheqësit e fuqishëm në pushtet ruajtën postet e tyre, por u përballën me kundërshtime të reja, të vendosura e të organizuara.

Narendra Modi i Indisë dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë pësuan humbje në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht komunale.

Edhe në sisteme më konkurruese demokratike, si në Evropë, “ne po shohim politikë gjithnjë e më të polarizuar e më të fragmentuar”, tha Bergmann.

Aleanca qeverisëse e Gjermanisë, ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, u prish në nëntor, teksa ka pak qartësi se si do të duket një qeveri e re pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Dhe, në Holandën fqinje, një koalicion i brishtë katërpalësh po përballet me luftë të brendshme, teksa po përpiqet të mos fundoset, pas rënies së qeverisë së mëparshme më 2023.

Franca, ku prej dekadash në pushtet qëndrojnë herë partitë monolite të majta, herë ato të djathta, ka përjetuar lëkundje të skenës politike, që kur centristi Emmanuel Macron erdhi në pushtet si president më 2017.

Zgjedhjet e parakohshme të befasishme që ai shpalli në verë prodhuan një Parlament pothuajse të ndarë baras ndërmjet tri blloqeve – të majtës, qendrës së djathtë dhe ekstremit të djathtë.

Përderisa palët nuk pajtohen pothuajse për asnjë temë, përpjekjet për reforma janë paralizuar.

Kriza u thellua edhe më shumë, kur në dhjetor Parlamenti francez rrëzoi Qeverinë e Michel Barnierit, në vend të të cilit u emërua François Bayrou.

“Ndalja e ndryshimeve”

Gjendja e paqëndrueshme e demokracive perëndimore mund të shpjegohet nga “një krizë besimi në partitë politike dhe mediat, e paprecedent që nga viti 1945”, ka thënë Bertrand Badie, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin francez Sciences Po.

Votuesit reaguan ndaj “një oferte të varfër të politikës”, ka shtuar ai.

“Çfarë ofruan Macron në Francë apo Kamala Harris në SHBA përtej premtimit për të parandaluar marrjen e pushtetit nga rivalët e tyre, Trump apo e djathta ekstreme, e udhëhequr nga Marine Le Pen? Kjo krijon një problem të madh me legjitimitetin”, ka vlerësuar Badie.

Refuzimi i partive tradicionale dhe i udhëheqësve në pushtet ka kontribuar në rritjen e partive populiste dhe atyre të ekstremit të djathtë.

Ato shënuan suksese të mëdha në zgjedhjet evropiane të qershorit, siç demonstruan zgjedhjet në Gjermani, Francë, Holandë, si dhe në Itali e në Hungari para vitit 2024.

Shumë votues po votojnë për politikanë që premtojnë masat më të ashpra ndaj çështjeve që përfshijnë imigracionin dhe inflacionin.

Edhe personaliteti është element kyç, teksa Viktor Orban i Hungarisë dhe Trump kanë arritur të paraqesin autoritet të paepur.

“Bota dhe shoqëritë po kalojnë nëpër një transformim të madh. Globalizimi liberal nuk ka sjellë përgjigje për miliona njerëz, të brengosur për ndryshime nganjëherë radikale në mënyrën se si ne jetojmë pranë tjerëve, udhëtojmë apo prodhojmë”, ka thënë Gilles Gressani, shef i revistës gjeopolitike franceze Le Grand Continent.

“Si pasojë, ka një kërkesë gjithnjë e më të madhe për t’i ndalur ndryshimet – dhe, për shkak se kjo duket gjithnjë e më e pagjasë, një dëshirë për t’u tërhequr” nga çështjet përtej kufijve shtetërorë, ka shtuar ai. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro
03/05/2026 - 12:33

Nëse i sheh reklamat e tyre, potencialisht do të lutesh që të të jepet mundësia për të blerë produkte në “Neptun Kosova”, pasi që promovimet e tyre flasin...

Më shumëDetails

Kosova ndjek SHBA-në në Gazë

Kosova ndjek SHBA-në në Gazë
03/05/2026 - 12:31

Në Gazë – një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë – Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues,...

Më shumëDetails

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas
03/05/2026 - 12:00

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë janë bërë një burim i madh i barrës financiare për buxhetin e komunave. Kjo pasi që këtyre të fundit...

Më shumëDetails

KQZ obligon partitë të tregojnë deri më 7 maj për (mos) pjesëmarrjen në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve

Votat e diasporës- KQZ kërkon operatorë të rinj për dërgesa postare pa e mbyllur tenderin e vjetër
03/05/2026 - 11:34

Të gjitha partitë politike të regjistruara dhe aktive në Kosovë janë të detyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të deklarojnë nëse do të marrin pjesë apo jo...

Më shumëDetails

“Mund të ndodhë shpejt” Trump dhe Izraeli shqyrtojnë rifillimin e konfliktit

Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
03/05/2026 - 10:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, se është vënë në dijeni për konceptin e një marrëveshjeje me Iranin, por po priste formulimin e saktë, ndërsa paralajmëroi se ende ekzistonte...

Më shumëDetails

Çitaku me rrefim emocional nga dasma e Haradinajve: Luani nuk e kishte harruar premtimin që ma bëri si fëmijë – më ftoi në darsëm

Çitaku me rrefim emocional nga dasma e Haradinajve: Luani nuk e kishte harruar premtimin që ma bëri si fëmijë – më ftoi në darsëm
03/05/2026 - 10:29

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzen Haradinajt. Ajo ka ndarë edhe një rrëfim emocional lidhur me Luanin, duke kujtuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Mitrovicës në mëngjes

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndodh edhe kjo: Tomë Gashi e kritikon Albin Kurtin për fushatë me xhaminë e Ibrit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë