Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si i shpenzoi 1 milion e 500 mijë euro Ministria e Vitisë për 20 ambulanca, por i erdhën furgonë të modifikuar-MSH i pranoi pa certifikatë dhe me mangësi

26/06/2026 - 21:35
në Lajme
A A
Vitia: 11 persona të helmuar në Malishevë po trajtohen në Infektivë, gjendja e tyre stabile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), që udhëhiqet nga ministri në detyrë, Arben Vitia, ka ndodhur një skandal me veturat e ndihmës së shpejtë, ose që ndryshe quhen autoambulanca. Kjo ministri, në vitin 2025, kishte paguar plot 1 milion e 495 mijë e 800 euro për t’i blerë 20 autoambulanca, por pranoi furgonë të modifikuar nga Operatori Ekonomik (OE).Gjatë vitit 2025, MSH ishte furnizuar me 20 autoambulanca në vlerë totale 1,495,800 euro.

Për autoambulancat, të cilat ishin fillimisht furgonë e që më pas u modifikuan si vetura të ndihmës së shpejtë apo autoambulanca, që adresë kishin MSH-në, ka shkruar edhe Zyra Kombëtare e Auditorit.

ZKA ka shkruar se këto “autoambulanca” nuk i plotësonin disa nga specifikimet teknike dhe certifikimet e kërkuara për një autoambulancë, sipas standardeve përkatëse.

“Specifikat teknike përcaktonin autoambulancën si produkt të përfunduar, ndërsa operatori ekonomik kishte ofertuar automjete të tipit furgon, të cilat më pas ishin modifikuar në autoambulanca. Megjithatë, automjetet e pranuara nuk posedonin certifikatat e kërkuara sipas specifikimeve teknike.”

Krejt çfarë kanë këto autoambulanca të modifikuara, është aprovimi i lëshuar nga Qendra e Automjeteve të Kosovës. Pra, komisioni i vlerësimit i ka pranuar si të tilla, pa kryer verifikime shtesë për përputhshmërinë me standardet përkatëse, ku kërkohet që automjeti që në këtë rast autoambulancës, sistemet dhe pajisjet e tij të jenë në pajtim me standardin EN 1789:2020, si dhe të kenë deklaratën e konformitetit CE.

Komisioni vlerësues në MSH kishte konsideruar të mjaftueshëm vetëm aprovimin e lëshuar nga Qendra e Automjeteve të Kosovës, pa kryer verifikime shtesë për përputhshmërinë me standardet përkatëse.

Këto autoambulanca MSH i kishte dërguar në QKMF-të e komunave.

Ndërsa, siç raporton Gazeta Nacionale, stafi shëndetësor, në rast të ndonjë emergjence, përballet me probleme gjatë përdorimit të këtyre autoambulancave, ose më mirë t’i quajmë furgonë të modifikuar, pasi kanë defekte të theksuara, siç është mosfunksionimi i sistemit të oksigjenit, që është ndër elementet kryesore që duhet ta ketë secila autoambulancë, pastaj shtretërit e papërshtatshëm për pacientët, e deri te djegia e sistemit.

Siç raportohet, kjo autoambulancë e modifikuar (furgon Opel i modifikuar si ambulancë) nuk përdoret në 90 për qind të rasteve, pasi ka probleme të theksuara për trajtimin e pacientëve në raste emergjente, duke filluar nga instalimi i sistemit, barela apo shtrati ku vendoset pacienti, problemet me oksigjenin etj., pra është pothuajse jofunksionale.

Në rastin e fotos më lart, këmbët e shtratit nuk funksionojnë si duhet dhe pacienti nuk mund të vendoset mbi të.

Ndërsa, në këtë foto, shihet pajisja për oksigjen, e cila nuk funksionon, por që stafi ka improvizuar në mënyra të tjera në raste emergjente.

Një nga autoambulancat e modifikuara, e cila po qëndron e parkuar në njërën nga QKMF-të e Kosovësm dhe që nuk përdoret pothuajse asnjëher për shkak të defekteve.

Duhet thesohet se nga ekzaminimi i automjetit në Qendrën Urgjente në Prishtinë u evidentuan këto mospërputhje:

Barela e Ambulancës me rrota në katalog ishte ofruar me dimensionet minimale 1930x600x210mm, ndërsa sipas matjeve të pranuara nga MSH është 1750mm. Gjatësia e ndarjes së pacientit ishte kërkuar në specifika prej minimum 3100 mm, ndërsa ishte 2800 mm; Stema, shënjimet dhe skema e ngjyrave nuk përmbushnin standardet e cilësisë dhe kishin filluar të dëmtohen para vënies në funksion; Kërkohej vizatimet 2D dhe 3D për planimetrinë e brendshme, ndërsa ndarja e brendshme ishte e papërfunduar dhe pa shënjime funksionale.

Kështu fillimisht është dukur autoambulanca e modifikuar, një furgon i tipit ‘Opel Movano’.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ende vazhdon të jetë në krye të kësaj ministrie, me pompozitet kishte prezantuar blerjen e këtyre “autoambulancave” dhe mënyrën se si po i ndihmonte komunat duke ua shpërndarë atyre.

Në dosjen e tenderit nga MSH dhe në njoftimin për kontratë, specifikat teknike përcaktonin autoambulancën si produkt të përfunduar, ndërsa operatori ekonomik kishte ofertuar automjete të tipit furgon, të cilat më pas ishin modifikuar në autoambulanca.

Në njoftimin e MSH, për dhëni të kontratës, ka titullin: “Furnizim me Autoambulanca BLS për nevoja te QKMF-ve ne kuadër te KPSH”.

Pra, autoambulancat, ose furgonët e modifikuar, nuk ishin në përputhje me specifikimet teknike dhe kushtet e kontratës, ndërsa MSh i ka pranuar si të tilla, edhe pse Operatori Ekonomik nuk iu ka përmbajtur kontratës.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë