Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si iu mundësua tregtarëve të energjisë “biznesi” me ankande në SEECAO me “izën” e ZRrE-së e KESCO-s

12/01/2026 - 11:00
në Kryesore, Lajme
A A
Si iu mundësua tregtarëve të energjisë “biznesi” me ankande në SEECAO me “izën” e ZRrE-së e KESCO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm pas publikimit të hulumtimit në Buletini Ekonomik, ZRrE është aktivizuar duke i kërkuar KESCO-s që, tash e tutje, të marrë pjesë në ankandet në SEECAO, direkt dhe pa ndërmjetësues. Por kjo ngre dyshime se pse gjatë viteve 2024-2025, çështja e linjave u la “në duart” e tregtarëve, të cilët e shfrytëzuan situatën duke e rritur çmimin e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën shpeshherë më shumë se vetë çmimi i produktit (energjia elektrike).

Një ‘skenar’ i përgatitur nga tregtarët e energjisë dhe me “izën” e ZRrE-së e KESCO-s, dyshohet se ka qenë “biznesi” me ankande në SEECAO në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2024-2025.

Ani pse ligjërisht ishte e mundur, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) asnjëherë nuk mori pjesë direkt dhe pa ndërmjetësues në ankandet për shitblerjen e linjave të transmisionit në Zyrën e Ankandeve në Podgoricë (SEECAO).

Së paku, emri i KESCO-s nuk figuron në ankandet e kësaj platforme në asnjë rast përgjatë viteve 2024-2025.

Kjo iu dha mundësi tregtarëve të energjisë elektrike që të bëjnë “biznes” me linjat e transmisionit në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën.

Linjat që në SEECAO u blenë me 1.11 euro për megavatë/orë, KESCO-s në raste të caktuara iu shitën deri në 800 euro për megavatë/orë.

Vetëm në vitin 2024, janë diku afër 10 milionë euro më shumë se në vitin 2023 kosto vetëm për bartje të energjisë, apo një rritje prej 907 për qind, që u janë ngarkuar në tarifa konsumatorëve të rrymës në Kosovë.

Krejt kjo do të mund të ishte shmangur sikur KESCO të merrte pjesë direkt në ankandet në SEECAO për t’i siguruar vet linjat për bartjen e energjisë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është aktivizuar, duke i kërkuar KESCO-s që, tash e tutje, të marrë pjesë në ankandet në SEECAO, direkt dhe pa ndërmjetësues.

Për vitin 2026, KESCO, tashmë për herë të parë ka siguruar linjat përmes ankandeve në SEECAO. Nga të dhënat që dalin nga kjo platformë, aty tash figuron edhe emri i KESCO-s, si një nga zotëruesit e linjave të transmisionit.

KESCO ka blerë linja vjetore në të tre kufijtë; me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë.

Buletini Ekonomik nga burime të sigurta mëson se pjesëmarrja e KESCO-së në ankande në SEECAO për vitin 2026, vjen pas kërkesës së ZRrE-së dhe vetëm pasi çështja e kapaciteteve ndërkufitare, ishte bërë mediale.

Ky ndryshim i papritur ngre shumë pikëpyetje, sidomos pse ZRrE kishte lejuar në vitet e kaluara që KESCO të varej komplet nga tregtarët e energjisë elektrike, sa i përket linjave të transmisionit.

Ani pse ligjërisht ishte e mundur që vetë KESCO t’i sigurojë linjat për import të energjisë elektrike, kjo e fundit këtë punë e kishte deleguar te kompania Noa Energy Trade, e cila veç tjerash, ishte përgjegjëse edhe për importin e energjisë elektrike për Kosovën.

Cështja e linjave të transmisionit kishte qenë temë diskutimi mes KESCO-s dhe ZRrE-së në të kaluarën, edhe përmes emaileve. Një komunikim i tillë është ai muajit shtator të vitit 2024.

Në këtë email, KESCO i drejtohet ZRrE-së për ta njoftuar rreth pamundësisë për të importuar energji elektrike përmes Shqipërisë. KESCO si arsye jep faktin se në ALPEX ekziston mundësia e tregtimit vetëm një ditë para (day ahead) dhe se kjo ka kufizuar kapacitetet për bartje të energjisë elektrike. KESCO “alarmon” edhe për kostot enorme për bartje të energjisë elektrike përmes Malit të Zi, ku thuhet se vetëm në shtator kostoja ka arritur në rreth 5 milionë euro vetëm për bartje të energjisë elektrike.

Përgjigja e ZRrE-së për KESCO është e përgjithshme, duke e këshilluar të veprohet sipas dispozitave ligjore në fuqi, por jo direkte, ku do t’i kërkohej KESCO-s që të marr pjesë në ankandet në SEECAO për t’i siguruar linjat.

Nga KESCO nuk janë përgjigjur zyrtarisht lidhur me atë se pse nuk morën pjesë gjatë viteve 2024-2025 në ankandet në SEECAO.

Ndërsa nga ZRRE, në një përgjigje me shkrim, thonë se nuk e kanë ndaluar asnjëherë KESCO-n që të blejë kapacitete ndërkufitare drejtpërdrejt në SEECAO. Sipas tyre, as tash ZRrE nuk ka nxjerrë ndonjë vendim apo autorizim të ri për këtë qëllim.

“Pjesëmarrja direkte në ankandet për kapacitetet ndërkufitare ka qenë gjithmonë e mundur dhe varet nga vendimmarrja komerciale dhe kapacitetet operative të subjektit të licencuar”, thonë nga ZrrE.

Pjesëmarrjen e KESCO-s për vitin 2026 drejtpërdrejt në ankandet për kapacitetet ndërkufitare, ZRrE e sheh një ndryshim në mënyrën e operimit tregtar të KESCO-s krahasuar me vitet paraprake dhe nuk lidhet, sipas tyre, me ndonjë ndalesë apo leje të re nga ZRrE.

Ndryshe, pjesëmarrja direkte e KESCO-s në ankande dhe qasja e saj direkte në linjat për bartjen e energjisë, pritet të pamundësojë kostot enorme për bartje të energjisë që u shkaktuan gjatë viteve 2024-2025 nga tregtarët e energjisë.

Në emër të KESCO-s, përgjatë këtyre viteve, linjat e transmisionit u siguruan nga kompania nga Tirana “Noa Energy Trade”.

Sipas një raporti të Operatorit të  Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në kuadër të hetimeve të nisura për sektorin e energjisë, kompanitë NOA Energy Trade dhe kompania në pronësi të shtetit serb “Elektroprivreda” dyshohet se bashkëpunuan për t’i rritur kostot e bartjes së energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Këto dy kompani, sipas raportit që mbulon periudhën janar-tetor 2025, u ndodhen në ankandet në SEECAO në të gjitha rastet kur çmimi i bartjes së energjisë elektrike shkoi mbi 100 dhe mbi 200 euro për megavatë/orë.

Raporti i KOSTT-it këtë e quan tendencë për “bllokim të linjave” dhe “përqëndrim të ankandeve në vetëm dy kompani”. Ky raport tashmë i ka shkuar ZRrE-së e cila po zhvillon hetime të zgjeruara në sektorin e energjisë.

JU REKOMANDOJMË

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
24/03/2026 - 11:20

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve të larta të naftës që kanë kapluar vendin dhe botën pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, tha se Qeveria...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë
24/03/2026 - 11:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s 27 vjet më parë për të ndaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës
24/03/2026 - 10:20

Kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.  Ajo ka thënë se bombardimet e NATO-s...

Më shumëDetails

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve

27 vjetori, Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëve
24/03/2026 - 09:57

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për RTKLive, në përvjetorin e 27-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë),...

Më shumëDetails

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë
24/03/2026 - 09:46

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, gjersa thekson se është ndër ngjarjet më të lavdishme të historisë. Ministri Maqedonci në një postim...

Më shumëDetails

Albin Kurti sot feston ditëlindjen

Kurti: Kosova pjesë e nismës globale të kodimit
24/03/2026 - 08:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston një ditë të veçantë. Më 24 mars shënohet ditëlindja e tij dhe këtë vit ai ka mbushur 51 vjet jetë. Kjo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë