Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

01/12/2025 - 18:29
në Tech
A A
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ky krahë robotikë me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore, të ndërtuar për kërkime mbi inteligjencën artificiale fizike, pasqyrojnë lëvizjet e një operatori me helmetë VR që rrotullon duart si një magjistar.

Me pak praktikë, krahë të tillë mund të kryejnë vetë detyra të përditshme, thotë kompania “Enactic”, e cila po zhvillon robotë humanoidë për të larë enët dhe për të bërë lavanderinë në shtëpitë e kujdesit në Japoni, ku mungon fuqia punëtore.

Kjo shënon fillimin e epokës së AI-së që hyn në botën materiale përmes robotëve të zgjuar, makinave vetëdrejtuese dhe pajisjeve të tjera autonome. Kompanitë teknologjike po investojnë shuma gjigante në këtë fushë, dhe Morgan Stanley parashikon se deri në vitin 2050 në botë mund të ketë më shumë se një miliard robotë humanoidë.

Shembujt nga terreni po shtohen.

Në Guangzhou të Kinës, “XPeng” prezantoi javën e kaluar një robot humanoid me pamje elegante, mes duartrokitjeve dhe habisë së të pranishmëve.

Robotët e tillë ecin dhe madje edhe kërcejnë, por aftësia për të manipuluar objekte , shumë më kompleks, ende nuk është treguar bindshëm. Ndërkohë, kostoja e lartë e pjesëve mekanike i bën këta robotë të papërshtatshëm për zëvendësim masiv të punonjësve në fabrikat kineze.

Megjithatë, prodhuesit besojnë se me mjaftueshëm të dhëna dhe trajnim, robotët humanoidë do të mund të kryejnë pothuajse çdo detyrë njerëzore, nga dado te kuzhinier apo kopshtar.

Në Japoni, “Enactic” po bashkëpunon me qendra kujdesi që robotët e tyre të telekomanduar të marrin përsipër punët e rënda, ndërsa punëtorët profesionistë fokusohen te mirëqenia e të moshuarve.

Kjo eksperiencë praktike po shërben për të trajnuar modelet e AI-së fizike, të cilat në të ardhmen pritet të veprojnë në mënyrë të pavarur./TAR

 

JU REKOMANDOJMË

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit
01/09/2026 - 21:22

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së. Sipas një analize të Loss...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
25/08/2026 - 20:16

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe...

Më shumëDetails

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë
20/08/2026 - 14:36

OpenAI po lanson një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët, brezi i parë që po rritet me inteligjencën artificiale, të cilët tashmë po e përdorin për...

Më shumëDetails

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse
15/08/2026 - 20:57

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit. Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri,...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë