Shkruan: Lorik Lipoveci
Siguria e objekteve të infraftrukturës me interes shtetëror bëhet me planifikim dhe veprim nga institucionet përgjegjëse. Në epokën aktuale ku siguria dhe mbrojtja janë prioritet global, institucionet duhet të kthejnë vëmendjen te masat mbrojtëse për zvogëlim të rrezikut, e këto janë;
Siguria në këto raste është e dyfishtë; E para mbrojtje nga faktori njeri konkretisht nga sabotazhi, dëmtimi, sulmi, neglizhenca etj. E dyta nga fatkeqësitë natyrore. Në të dy rastet duhet plan apo dokument me shkrim i aprovuar në institucionin përgjegjës mbi objektin. Njeherit duhet të jenë zyrtarët e caktuar me vendim të cilët merren me çështjen e sigurisë brenda institucionit. Çfarë duhet të përmbajë ky dokument?
– Procedurat e komunikimit brenda institucionit;
– Procedurat e komunikimit me institucionet tjera si MBP, AME, Polici, FSK, Ministri të linjës.
– Procedurat e paralajmërimit të hershëm për zvogëlim të rrezikut;
– Monitorimi i rrezikut;
– Parandalimi përmes skenarëve, ushtrimeve, vëmendjes së pandërprerë mbi objektet e rendësishme;
– Siguria dhe mbrojtja në punë, masat dhe mjetet e caktuara;
– Vrojtimi fizik mbi objekt;
– Siguria me kamera moderne mbi objektet;
– Vendosja e sistemeve të alarmimit;
– Monitorimi i punonjësve dhe zyrtarëve, mbajtja e evidencës së orarit, hyrje daljeve në objekte, caktimi i kujdestarëve për punë të natës etj.
– Procedurat apo protokollet teknike apo veprimit gjatë punës;
– Plani i reagimit emergjent në rast problemeve, me qëllim minimizimin e rrezikut apo pasojave.
– Plani i rimëkëmbjes, pas fatkeqësisë apo cënimit të sigurisë.
Këto masa janë të domosdoshme të ndërmerren për mbrojtje të objekteve me rëndësi shtetërore, në të kundërtën cënohet dhe lehtësohet cënimi i sigurisë publike dhe shtetërore.













