Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sindikata e Trepçës alarmon: Minatorët po ndëshkohen padrejtësisht, institucionet po heshtin

09/01/2026 - 12:49
në Kryesore, Lajme
A A
Minatorëve iu del vetëm gjysma e pagës, reagon sindikata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pasi Trepça Sh.A. njoftoi për largimin nga puna të katër punëtorëve, me arsyetimin se nuk kanë respektuar orarin e punës, ka ardhur reagimi i Sindikatës së Trepçës, e cila e cilëson këtë veprim si pjesë të një përndjekjeje selektive dhe presioni të vazhdueshëm ndaj minatorëve, shkruan Mitropol.

Në reagimin e saj publik, Sindikata shpreh shqetësim të thellë për, siç thuhet, ndëshkimin e punëtorëve që kanë bindje dhe qëndrime ndryshe nga menaxhmenti i ndërmarrjes, në një kohë kur problemet reale të Trepçës, sipas tyre, po mbesin pa përgjegjësi dhe pa zgjidhje.

“Sot, pasojat e keqmenaxhimeve dhe keqpërdorimeve të evidentuara ndër vite po tentohen t’u barten minatorëve, të cilët po trajtohen si fajtorë për gabime që nuk i kanë shkaktuar”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Sipas saj, komisionet disiplinore në Trepçë po veprojnë në mënyrë selektive dhe të njëanshme, nën ndikim dhe direktiva të caktuara, e jo mbi bazën e ligjit, fakteve dhe rregulloreve në fuqi. Sindikata thekson se minatorëve po u mohohet e drejta për mbrojtje, për informim të drejtë dhe për trajtim të barabartë në raportet e punës.

Në reagim kritikohet edhe heshtja e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës, Prokurorinë dhe gjykatat. Sipas Sindikatës, Inspektorati i Punës nuk po reagon ndaj shkeljeve të vazhdueshme në marrëdhëniet e punës, Prokuroria po vonon trajtimin e rasteve të dyshuara për keqpërdorime, ndërsa gjykatat po zvarrisin procedurat, duke e bërë drejtësinë të vonuar dhe praktikisht të mohuar për minatorin.

“Nëse minatori nuk mbrohet nga ligji dhe institucionet, kush e mbron atë?”, ngre pyetjen Sindikata, duke shtuar se po cenohet rëndë e drejta elementare për dinjitet në punë, për siguri, për trajtim njerëzor dhe për drejtësi.

Në reagim theksohet gjithashtu se është më e lehtë të ndërtohet karrierë personale duke mbyllur sytë para padrejtësive, sesa të merret përgjegjësi për t’i ndrequr ato. Megjithatë, Sindikata shpreh bindjen se drejtësia mund të vonojë, por nuk mund të shuhet, duke paralajmëruar se përgjegjësia, herët a vonë, do të kërkohet nga ligji, shoqëria dhe historia.

Sindikata u bën thirrje minatorëve që të ruajnë qetësinë, unitetin dhe dinjitetin e tyre, duke theksuar se nuk kërkojnë konflikt apo privilegje, por drejtësi, trajtim të barabartë dhe njerëzor. Ajo nënvizon se, pavarësisht kostos që, sipas tyre, po u faturohet padrejtësisht minatorëve, ata nuk do të nënshtrohen dhe nuk do t’ua ndryshojë askush bindjen.

Në fund, Sindikata njofton se është duke e ndjekur situatën me vëmendje të plotë dhe se së shpejti do të ndërmarrë hapa konkretë, në koordinim me minatorët, për të kërkuar zgjidhje dhe drejtësi. Po ashtu, ajo i bën sërish thirrje publike Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që të zhvillojë hetime serioze dhe të mos qëndrojë, siç thuhet, “duarkryq përball kësaj katrahure dhe përndjekjeje”.

JU REKOMANDOJMË

Bëhuni gati! Ja cilën ditë fillon bora në Kosovë
Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/01/2026 - 02:08
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
Lajme

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

10/01/2026 - 02:04
Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
Lajme

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

10/01/2026 - 02:02
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
Lajme

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

09/01/2026 - 22:52
Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë
Lajme

Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

09/01/2026 - 22:47
Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit
Kryesore

Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit

09/01/2026 - 22:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Top Channel: Altin Dumanit i aprovohet kërkesa për angazhim në Kosovë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kushtetuesja shpall antikushtetuese 12 ligje të miratuara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë