Shitja e produkteve me afat të skaduar në marketet e Kosovës është kthyer në problem serioz për konsumatorët, të cilit vazhdimisht raportojnë raste të tilla.
Një rast i tillë është hasur edhe në Albi Market në Prishtinë, rrjet ky i njohur i marketeve i cili funksionon nën omrellën e kompanisë që menaxhon edhe qendrën tregtare Albi Mall.
Siç shihet edhe në fotot e siguruar nga portal Rajoni, kësaj pije freskuese i ka kaluar afati më 10 prill, përderisa sot është data 14 prill.
Përveç që Albi Market nuk e ka larguar në raftet e shitjes, ka vendosur që këtë produkt të ofroj me zbritje prej 48%./Veriu.info















