Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Pamjet tregojnë ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.
Arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.










