Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në Ministrinë e Arsimit: Zëvendësministri i Qeverisë Kurti e quan Universitetin “Fakultet” dhe kërkon veprime jashtë Statutit

22/01/2026 - 20:49
në Lajme
A A
Skandal në Ministrinë e Arsimit: Zëvendësministri i Qeverisë Kurti e quan Universitetin “Fakultet” dhe kërkon veprime jashtë Statutit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Insajderi ka siguruar komunikimin e plotë elektronik të dërguar më 22 janar 2026 nga Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, drejtuar menaxhmentit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UFAGJ).

Dokumenti zyrtar shpërfaq mungesë elementare të njohurive institucionale, shkelje të drejtpërdrejta statutore dhe një qasje ndërhyrëse ndaj autonomisë së universiteteve publike.

Që në rreshtat e parë të email-it, Zëvendësministri Ademi i drejtohet rektorit Drilon Bunjaku si:
“rektor i Fakultetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë”

Ky formulim përbën një gabim serioz administrativ, pasi në sistemin e arsimit të lartë: Universiteti drejtohet nga Rektori; Fakulteti drejtohet nga Dekani.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë, i themeluar me ligj dhe i regjistruar si universitet, e jo fakultet. Ngatërrimi i tillë nga një zëvendësministër i Arsimit ngre dyshime serioze për nivelin e kompetencës institucionale në MASHTI.


Kërkesë jashtë çdo afati ligjor

Në të njëjtin komunikim, Ademi kërkon që urgjentisht të thirret mbledhja e Senatit për miratimin e Kalendarit të Studimeve për vitin akademik 2025/2026, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë shpalljes së afatit të janarit për provime.

Kjo kërkesë bie në kundërshtim të hapur me Statutin e UFAGJ-së, konkretisht Nenin 139, pika 4, i cili parasheh që kalendari akademik të miratohet deri në muajin maj të vitit paraprak.

Në janar të vitit 2026, kërkesa për miratim të një kalendari për vitin 2025/2026 është jashtë çdo afati statutor, çka dëshmon jo vetëm mungesë planifikimi, por edhe dështim të MASHTI-t për mbikëqyrje ligjore në kohë reale.

Gjuha e përdorur nga Zëvendësministri nuk është këshilluese, por urdhëruese. Ai i “kërkon urgjentisht” Senatit dhe Këshillit Drejtues veprime që janë kompetencë ekskluzive e organeve të pavarura të Universitetit.

Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, universitetet publike gëzojnë autonomi akademike, organizative dhe vendimmarrëse. Çdo tentativë për imponim vendimesh nga ekzekutivi përbën shkelje të këtij parimi themelor.

Paralajmërimi për formimin e “komisioneve të pavarura” nga MASHTI, sipas burimeve universitare, shihet si tentativë për kontroll politik, e jo si zgjidhje institucionale e bazuar në ligj.

Email-i është dërguar me Cc edhe te Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe te zëvendësministri tjetër, Taulant Kelmendi. Njohës të sistemit universitar vlerësojnë se kjo praktikë i ngjan më shumë presionit politik sesa një komunikimi korrekt administrativ.

Një zëvendësministër që ngatërron nocionet bazë të arsimit të lartë, por njëkohësisht kërkon “zhbllokim” përmes vendimeve jashtë afateve ligjore, është pasqyrë e qartë e degradimit të menaxhimit të arsimit nën këtë qeverisje.

JU REKOMANDOJMË

“Kurti do të donte të ishte në vend të Osmanit krah Trumpit“
Kryesore

“Kurti do të donte të ishte në vend të Osmanit krah Trumpit“

22/01/2026 - 22:44
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për ta takuar Putinin
Kryesore

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për ta takuar Putinin

22/01/2026 - 22:27
Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
Lajme

Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!

22/01/2026 - 22:17
Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve
Lajme

A do ta votojë PDK, Vjosa Osmanin? Përgjigjet Behrami

22/01/2026 - 21:58
Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Lajme

Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22/01/2026 - 21:32
Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë
Lajme

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

22/01/2026 - 21:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Haziri: Nuk kemi bisedime me VV-në, Osmanin e votojmë varësisht nga propozuesi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë