Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në Ministrinë e Arsimit: Zëvendësministri i Qeverisë Kurti e quan Universitetin “Fakultet” dhe kërkon veprime jashtë Statutit

22/01/2026 - 20:49
në Lajme
A A
Skandal në Ministrinë e Arsimit: Zëvendësministri i Qeverisë Kurti e quan Universitetin “Fakultet” dhe kërkon veprime jashtë Statutit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Insajderi ka siguruar komunikimin e plotë elektronik të dërguar më 22 janar 2026 nga Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, drejtuar menaxhmentit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UFAGJ).

Dokumenti zyrtar shpërfaq mungesë elementare të njohurive institucionale, shkelje të drejtpërdrejta statutore dhe një qasje ndërhyrëse ndaj autonomisë së universiteteve publike.

Që në rreshtat e parë të email-it, Zëvendësministri Ademi i drejtohet rektorit Drilon Bunjaku si:
“rektor i Fakultetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë”

Ky formulim përbën një gabim serioz administrativ, pasi në sistemin e arsimit të lartë: Universiteti drejtohet nga Rektori; Fakulteti drejtohet nga Dekani.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë, i themeluar me ligj dhe i regjistruar si universitet, e jo fakultet. Ngatërrimi i tillë nga një zëvendësministër i Arsimit ngre dyshime serioze për nivelin e kompetencës institucionale në MASHTI.


Kërkesë jashtë çdo afati ligjor

Në të njëjtin komunikim, Ademi kërkon që urgjentisht të thirret mbledhja e Senatit për miratimin e Kalendarit të Studimeve për vitin akademik 2025/2026, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë shpalljes së afatit të janarit për provime.

Kjo kërkesë bie në kundërshtim të hapur me Statutin e UFAGJ-së, konkretisht Nenin 139, pika 4, i cili parasheh që kalendari akademik të miratohet deri në muajin maj të vitit paraprak.

Në janar të vitit 2026, kërkesa për miratim të një kalendari për vitin 2025/2026 është jashtë çdo afati statutor, çka dëshmon jo vetëm mungesë planifikimi, por edhe dështim të MASHTI-t për mbikëqyrje ligjore në kohë reale.

Gjuha e përdorur nga Zëvendësministri nuk është këshilluese, por urdhëruese. Ai i “kërkon urgjentisht” Senatit dhe Këshillit Drejtues veprime që janë kompetencë ekskluzive e organeve të pavarura të Universitetit.

Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë, universitetet publike gëzojnë autonomi akademike, organizative dhe vendimmarrëse. Çdo tentativë për imponim vendimesh nga ekzekutivi përbën shkelje të këtij parimi themelor.

Paralajmërimi për formimin e “komisioneve të pavarura” nga MASHTI, sipas burimeve universitare, shihet si tentativë për kontroll politik, e jo si zgjidhje institucionale e bazuar në ligj.

Email-i është dërguar me Cc edhe te Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe te zëvendësministri tjetër, Taulant Kelmendi. Njohës të sistemit universitar vlerësojnë se kjo praktikë i ngjan më shumë presionit politik sesa një komunikimi korrekt administrativ.

Një zëvendësministër që ngatërron nocionet bazë të arsimit të lartë, por njëkohësisht kërkon “zhbllokim” përmes vendimeve jashtë afateve ligjore, është pasqyrë e qartë e degradimit të menaxhimit të arsimit nën këtë qeverisje.

JU REKOMANDOJMË

Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj
14/04/2026 - 13:25

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se përfaqësuesi i kompanisë ku humbi jetën punëtori B.N - 59 vjeçar, ndodhet aktualisht nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Ngjarja...

Më shumëDetails

Musliu – VV’së: Nëse doni të kapni institucionet, kallxoni

Musliu – VV’së: Nëse doni të kapni institucionet, kallxoni
14/04/2026 - 13:07

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, raporton Ekonomia...

Më shumëDetails

Antimafia italiane shkatërron grupin shqiptar të drogës, 28 persona arrestohen

Antimafia italiane shkatërron grupin shqiptar të drogës, 28 persona arrestohen
14/04/2026 - 12:20

Që nga orët e para të së martës, më 14 prill, në Itali është duke u zhvilluar operacioni i koduar “Daku”, në kuadër të të cilit Policia e...

Më shumëDetails

Skandal: Albi Market ofron zbritje në pije me afat të skaduar (Foto)

Skandal: Albi Market ofron zbritje në pije me afat të skaduar (Foto)
14/04/2026 - 11:51

Shitja e produkteve me afat të skaduar në marketet e Kosovës është kthyer në problem serioz për konsumatorët, të cilit vazhdimisht raportojnë raste të tilla. Një rast i...

Më shumëDetails

Florin Krasniqi: Unë e financova strukturën e VV-së për linçime në rrjete sociale

Florin Krasniqi: Unë e financova strukturën e VV-së për linçime në rrjete sociale
14/04/2026 - 11:42

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-partisë së tij, duke pretenduar se ka qenë financuesi kryesor i një strukture të organizuar për...

Më shumëDetails

“Kur flas unë, ti ndalesh”, Musliu largohet nga komisioni pas përplasje me Kryeziun e VV’së

Ganja ironizon me VV-në në komision: Avash, merrni frymë, sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet
14/04/2026 - 11:26

Në Komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me deputeten e Lëvizjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore – Armend Muja e “rehaton” gruan si drejtoreshë në një departament të MINT-it

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AIP kap Kolegjin “Tempulli” duke vëzhguar me kamerë kundërligjshëm sallën e testeve (Dokument)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kur flas unë, ti ndalesh”, Musliu largohet nga komisioni pas përplasje me Kryeziun e VV’së

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë