Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në “Nigella Pharmacy” të Samir Toros: Inspektorati gjen shumë barna ilegale në hapësira të fshehta

19/05/2026 - 09:10
në Lajme
A A
Skandal në “Nigella Pharmacy” të Samir Toros: Inspektorati gjen shumë barna ilegale në hapësira të fshehta

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sasi të mëdha të produkteve medicinale pa banderola të Republikës së Kosovës, si dhe barna me banderola të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë, janë gjetur gjatë një inspektimi në barnatoren “Nigella Pharmacy” në Graçanicë, e cila është në pronësi të farmacistit Samir Toro.

Inspektimi është kryer nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, regjioni i Prishtinës.

Sipas procesverbalit të inspektimit të siguruar nga Front Online, arsyeja e kontrollit në këtë barnatore ishte mbrojtja e shëndetit publik në Republikën e Kosovës.

Në dokumentin zyrtar thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur produkte medicinale të paautorizuara për qarkullim në territorin e Kosovës.

“Me rastin e inspektimit janë marrë sasi të caktuara të produkteve medicinale të cilat janë të paautorizuara për qarkullim në territorin e Kosovës, të cilat ishin pa banderola, me banderola të Maqedonisë, Shqipërisë si dhe Serbisë. Produktet e gjetura janë regjistruar në listat e konfiskimit”, thuhet në procesverbalin e Inspektoratit Farmaceutik.

Por gjetjet nuk përfundojnë me kaq.

Sipas procesverbalit, gjatë kontrollit të hapësirës administrative të barnatores, inspektorët kanë hasur edhe në hapësira të modifikuara, të cilat dyshohet se janë përdorur për fshehjen dhe ruajtjen e produkteve medicinale të paautorizuara.

Në dokument thuhet se në pjesën administrative, konkretisht te fotelet, janë gjetur dy fioka të modifikuar, brenda të cilëve ishin të vendosura produkte medicinale që, sipas inspektoratit, nuk kishin autorizim për qarkullim në Kosovë.

Këto gjetje, sipas dokumenteve zyrtare, e kanë shtyrë trupën inspektuese që produktet e identifikuara t’i regjistrojë në lista konfiskimi, si prova të produkteve të dyshuara për qarkullim të paligjshëm.

Rasti merr peshë edhe më të madhe për faktin se kontrolli nuk është kryer vetëm nga inspektorët farmaceutikë, por edhe në prani të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, përkatësisht njësisë që merret me hetimin e krimeve ekonomike.

Barnat pa banderola ose me banderola të shteteve të tjera, sipas praktikës institucionale, ngrenë dyshime serioze për mënyrën e hyrjes së tyre në treg, prejardhjen, cilësinë, zinxhirin e furnizimit dhe sigurinë e përdorimit nga qytetarët.

Për këtë çeshtje portali Front Online ka dërguar pyetje në barnatoren “Nigella Pharmacy”, por as pas disa ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigjie nga ta.

Front Online do të vazhdojë të raportojë për këtë rast dhe për veprimet e mëtejshme të institucioneve përgjegjëse. / Front Online /

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk kanë pranuar të jenë folës në Marshin e Lirisë për ish krerët e UÇK-së

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk kanë pranuar të jenë folës në Marshin e Lirisë për ish krerët e UÇK-së
11/09/2026 - 23:00

Nesër sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë pret mijëra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare si pjesëmarrës në Marshin për Liri në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain
11/09/2026 - 22:41

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje këtij të fundit pak ditë para vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Krasniqi, ka shkruar se më...

Më shumëDetails

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin
11/09/2026 - 22:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i ftuar në Euro në T7 ka folur për zhvillimet e sotme në Kuvend. Mustafa, ka kritikuar qeverisjen e Albin...

Më shumëDetails

Tubacioni kryesor i naftës në Arabinë Saudite goditet nga predha

Tubacioni kryesor i naftës në Arabinë Saudite goditet nga predha
11/09/2026 - 22:06

Një sistem i rëndësishëm tubacionesh nafte në Arabinë Saudite është goditur nga predha të enjten, duke shkaktuar zjarre në stacionet e pompimit, raportoi të premten CNN, duke cituar...

Më shumëDetails

Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale

Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale
11/09/2026 - 22:00

Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus”, tha se në çdo proces penal aktakuza nënkupton përmbylljen e hetimit dhe krijimin e transparencës për të akuzuarit dhe mbrojtjen lidhur me...

Më shumëDetails

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë

Marshi për Liri – Hoxha: Mesazhi ynë i vetëm është që procesi të jetë i drejtë
11/09/2026 - 21:44

Organizatorja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i madh për liri, që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë, synon të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë