Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në SHSKUK: “Meditech” kapet me katalog të falsifikuar dhe me produkt pa certifikatë cilësie

15/10/2025 - 11:29
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal në SHSKUK: “Meditech” kapet me katalog të falsifikuar dhe me produkt pa certifikatë cilësie
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në nga tenderët më të mëdhenj të Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK) me vlerë prej 5.4 milionë euro për Furnizim me material për Hemodializë, po del të jetë i përfshirë një tjetër skandal i rëndë që ngre dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të kritereve ligjore të prokurimit publik.

Kompania “Meditech”, e cila gjatë katër vjetëve të fundit ka përfituar mbi 70 milionë euro nga buxheti i shtetit, është shpallur fituese e lotit 1 të këtij tenderi, megjithëse dyshohet se ka dorëzuar katalog të falsifikuar të prodhuesit kinez “Jiangxi Sanxin Medtec Co., Ltd”.

Siç raporton Front Online, duke u thirrur në informacione brenda SHSKUK-së, kanë konfirmuar se një nga anëtarët e komisionit ka identifikuar ndërhyrje direkte në dokumentacionin e ofertës, konkretisht në katalogun e produktit, i cili sipas verifikimit, nuk përputhej me atë që është i publikuar në faqen zyrtare të prodhuesit kinez.

Por, skandali nuk ndalet me kaq.

Vërejtja e anëtares së komisionit vlerësues

Sipas dokumenteve të publikuara nga mediumit, shihet se dokumentacioni i dorëzuar nga kompania përmbante një EC Certifikatë të lëshuar nga “TÜV Rheinland”, e cila mbulon vetëm kategorinë e gjerë “Hemodialysis Powders”.

Në asnjë pikë të kësaj certifikate nuk përmenden përmasat specifike 650g/4008S & 5008S për pluhur B, që janë produktet konkrete me të cilat “Meditech” ka aplikuar në tender.

Kjo nënkupton se produktet e ofertuara mund të mos jenë të certifikuara për përdorim mjekësor, duke ngritur alarmin se mund të paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët që trajtohen me dializë.

Katalogu me të cilin ka aplikuar kompania Meditech në këtë proces Prokurimi

“Meditech” është kompani e cila prej vitesh përfiton kontrata milionëshe nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, 70% të aksioneve i posedon biznesmeni Stak Staka, ndërsa 10% i përkasin Arianit Jakupit, ish-drejtor i Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), institucioni që në thelb licencon dhe kontrollon cilësinë e produkteve farmaceutike që qarkullojnë në tregun kosovar.

Nga ana tjetër, edhe pse anëtarja e komisionit kishte ngritur zyrtarisht vërejtje për katalogun e dyshimtë, zyra e Prokurimit të SHSKUK-së vendosi ta shpallë fituese “Meditech”-un për Lotin 1,3,4,5,6. Në vetë raportin e vlerësimit, në të cilin Front Online raporton se ka pasur qasje, thuhet qartë se janë konstatuar mospërputhje mes katalogut të dorëzuar dhe atij të prodhuesit origjinal, por kjo duket se është neglizhuar me qëllim, duke krijuar dyshime të forta për ndërhyrje të qëllimshme në favor të kësaj kompanie.

”Për Lot 1, sipas komisionit të vlerësimit të mostrës u verifikua se katalogu i prezantuar nga OE respektiv ka me highlight rreshtin për SXG-F, SX G-F-B 650 mg kompatibil me 4008 S dhe 5008 S. I njëjti katalog në web të prodhuesit nuk e ka këtë rresht as këtë dozë” thuhet ne vërejtën te cilën e ka potencuar ne raport anëtarja e komisionit vlerësues Vjollca Godanci.

Vendimi i Autoritetit Kontraktues

Për këtë çështje mediumi ka dërguar pyetje edhe në SHSKUK, por as pas disa ditë pritje, nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

Meditech: Asnjë dokument apo katalog i dorëzuar nga kompania “Meditech” nuk është i falsifikuar

Nga kompania ‘’Meditech’’, në mënyrë kategorike mohojnë se kanë dorëzuar katalog të falsifikuar.

“Ne duam të sqarojmë qartë dhe pa ekuivoke se asnjë dokument apo katalog i dorëzuar nga kompania “Meditech” nuk është i falsifikuar. Ne jemi të informuar nga prodhuesi, kompania ndërkombëtare ’Sanxin’, se autoriteti kompetent (SHSKUK) i është drejtuar atyre për verifikimin e origjinalitetit të dokumentacionit të dorëzuar. Prodhuesi i është përgjigjur zyrtarisht SHSKUK-së, duke konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe mostrat janë plotësisht origjinale dhe autentike (të cilën mund ta vërtetoni me SHSKUK si dhe me vet prodhuesin)“. Kompania “Meditech” ka dorëzuar vetëm dokumente zyrtare, të lëshuara drejtpërdrejt nga prodhuesi, të cilat janë të mbështetura me korrespondencë zyrtare elektronike midis “Meditech” dhe “Sanxin”, përpara procedurës tenderike (komunikimi zyrtar gjendet në bashkëngjitje)”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Aty më tutje thuhet se për më tepër, mostra e dorëzuar në QKUK përbën provën më të fortë të origjinalitetit të produktit dhe katalogut, pasi është në përputhje të plotë me specifikat teknike të dosjes së tenderit.

“Sa i përket vetë prodhuesit, ‘Sanxin’ është një kompani globale, e certifikuar dhe e mirënjohur në industrinë e pajisjeve mjekësore, e listuar në bursë (Stock market), me 80 patenta si dhe me produkte të regjistruara në mbi 60 vende të botës, përfshirë tregjet e Evropës (me certifikim CE e notifikuar nga TUV) dhe tregun amerikan (me miratim FDA). Këto fakte flasin vetë për standardet e larta të prodhimit, transparencën dhe integritetin e kompanisë ‘Sanxin’ dhe bashkëpunëtorit të saj zyrtar në Kosovë, ‘Meditech’. Kompania ‘Meditech’ mbetet plotësisht e hapur për bashkëpunim dhe për ofrimin e çdo dokumentacioni shtesë që mund të kërkohet për të sqaruar plotësisht këtë çështje, kurse për transparencë mund ta kontaktoni edhe vetë ju prodhuesin në adresën e cila gjendet lehtësisht në uebfaqen e kompanisë prodhuese”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Mediumi raporton se kompanisë i ka kërkuar katalogun në fjalë, por i nijeti nuk përputhet me atë që është dorëzuar nga kompania Meditech ne këtë proces Prokurimi.

Katalogu i dërguar nga kompania Kineze

Angazhimi i Arianit Jakupit në Ministri të Shëndetësisë

Arianit Jakupi i angazhuar në pozita të ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë deri më 31 korrik të vitit 2023.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Kosovë e ndalon qartazi që ish-zyrtarët e lartë të institucioneve publike të kalojnë menjëherë në sektorin privat, veçanërisht në kompani që kanë pasur lidhje me institucionin ku ata kanë ushtruar funksionin.

Sipas nenit 18 të këtij ligji, zyrtarët e lartë publikë, pas largimit nga detyra, nuk kanë të drejtë për një periudhë prej dy vjetësh të: Marrin pozita drejtuese apo menaxheriale në kompani që kanë pasur marrëdhënie biznesi me institucionin që e kanë udhëhequr;

-Lidhen me kontrata – qoftë drejtpërdrejt apo përmes njerëzve të afërt – me institucionin ku kanë shërbyer;

-Përfaqësojnë ose këshillojnë kompani apo individë në lidhje me detyrat që kanë kryer në institucionin publik;

-Përdorin informacion të brendshëm për përfitime private në funksione të mëvonshme.

Madje, ligji shkon edhe më tej: institucioni ku zyrtari ka shërbyer nuk guxon të bëjë biznes për një vit me kompaninë ku ish-zyrtari është përfshirë në më shumë se 5% të kapitalit apo drejtimit – një dispozitë që synon të parandalojë skenarët klasikë të “rrotacionit të interesit”. Por, sipas zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë njeri nga pronaret e kësaj kompanie Arianit Jakupi ka qenë i angazhuar përmes projekteve të ndryshme në ministrinë e Shëndetësisë deri më 31 korrik të vitit 2023

“Në vitin 2018, saktësisht me vendimin 05-5259 të datës 06.08.2018, njëri nga 45 anëtarët e grupit punues ka qenë edhe z. Arianit Jakup, si përfaqësues i Odës së Farmacistëve, grup ky i përberë nga profesionistë të ndryshëm të shëndetësisë. Në Komitetin kyç të Listës së Barnave Esenciale të formuar pas pandemisë në vitin 2022, Arianit Jakupi nuk ka qenë anëtarë i këtij komiteti dhe rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë aktivitet të vetëm në këtë listë. Përndryshe, z. Arianit Jakupi ka qenë i përfshirë si ekspert i jashtëm përmes Huamarrjes së Bankës Botërore gjatë këtyre periudhave: 26 Mars 2018 – 26 Shtator 2018, 03 Tetor 2018 -02 Prill 2019, 09 Prill 2019 – 30 Tetor 2019, 02 Dhjetor 2019 -30 Qershor 2020, 12 Prill 2021 – 30 Qershor 2021, 04 Gusht 2021 – 31 Tetor 2021. Po ashtu, ai ka qenë i angazhuar edhe njëherë si ekspert i jashtëm përmes partnerit LUX-DEV në periudhën: 14 Mars 2023 – 31 Korrik 2023. Nga viti 2021, z. Jakupi asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar me vendim të MSH-së” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

JU REKOMANDOJMË

Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
Lajme

Fushata zgjedhore e 9 shkurtit, këto janë shpenzimet e LDK’së

15/10/2025 - 17:44
PDK për udhëzimin administrativ: Antiligjor, na nevojiten 30 nënshkrime për ta dërguar atë në Kushtetuese
Lajme

Zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë shpenzimet e fushatës së PDK’së

15/10/2025 - 17:38
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë
Lajme

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë

15/10/2025 - 17:24
AGK i reagon Faton Pecit: Ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, të heqë dorë nga kjo praktikë
Kryesore

AGK i reagon Faton Pecit: Ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, të heqë dorë nga kjo praktikë

15/10/2025 - 17:23
Kurti kërkoi hetim, por para disa muajsh VV-ja e pagoi të paktën 17 mijë euro UBO-n
Kryesore

Kurti kërkoi hetim, por para disa muajsh VV-ja e pagoi të paktën 17 mijë euro UBO-n

15/10/2025 - 16:36
Një BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, drejtuesi kishte 114 gjoba
Lajme

Një BMW XM me targa zvicerane konfiskohet në Prizren, drejtuesi kishte 114 gjoba

15/10/2025 - 16:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    423 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Gazetari nga Mitrovica: Tren bullgar në Shipol, në disa klasë tepron nga një fletëvotim

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kush fitoi në Batllavë, në fshatin e lindjes së Ekrem Hysenit të LDK-së

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kandidatja për asamble nga AAK që mori vetëm 1 votë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë