Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me ‘Peugeot’- Biznesmenit që pati takim të ngrohtë me Kurtin vazhdon t’i trashet xhepi, merr edhe një tender 105 mijë euro

20/08/2025 - 16:55
në Lajme
A A
Skandali me ‘Peugeot’- Biznesmenit që pati takim të ngrohtë me Kurtin vazhdon t’i trashet xhepi, merr edhe një tender 105 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesi i Arif Elshanit, biznesmenit që ka përfaqësinë e markës “Peugeot” në Kosovë, po vazhdon të lulëzojë nën qeverisjen e Kurtit. Elshani ka marrë goxha tenderë nga institucionet publike. Kësaj radhe, ai e ka fituar një në vlerë prej mbi 105 mijë eurosh në Doganën e Kosovës për furnizim me vetura të reja.

Dogana e Kosovës ka dhënë kontratë në vlerë prej mbi 105 mijë eurosh për kompaninë “Mercom Company“, e cila është në pronësi të biznesmenit Arif Elshani. Kompania e Elshanit pritet që ta furnizojë me vetura të reja institucionin e Doganës, shkruan Insajderi, përcjell Veriu.info.

Përmes këtij çmimi, Dogana e Kosovës, siç specifikohet në dosjen e tenderit, synon që të blejë dy furgonë të specializuar për bartjen e qenve të njësiteve K9, dy për mallra dhe tre të tjerë për nevoja vetanake.

 

 

Për që të gjithë furgonët, Dogana ka kërkuar që viti i prodhimit të jetë 2024, teksa nuk ka specifikuar markën e saj.

Pjesëmarrës në këtë tender ishin edhe tri kompani të tjera, por të cilat u shpallën të papërgjegjshme nga autoriteti kontraktues.

Biznesmeni Elshani ka përfituar tendera të majmë përgjatë Qeverisë Kurti. Ai është parë duke realizuar takim të ngrohtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ku ky i fundit e vizitonte atë në biznesin e Elshanit.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për një skandal në maj të këtij viti për një tender që iu kishte dhënë firmës së Elshanit nga Zyra e Kryeministrit. ZKM-ja e kishte kontraktuar firmën e Elshanit për t’ia marrë me qira 15 vetura, me çmim 550 euro në muaj për veturë.

Vet Zyra e Kryministrit, pasi që kishte shpallur tenderin dhe kishte marrë interesimet e kompanive, del që vendosi ti ndryshoi dy kritere krejt bazë, që lidhen me përformacën e veturave që po kërkonin.

Më 13 nëntor 2024 ishte shpallur tenderi.

Vetëm pesë ditë më vonë, më  datën 18 nëntor të vitit të kaluar Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, departamenti i tenderëve, krijon një dokument të ri, e që bën me dije se ka ndryshuar dy kritere, sipas tyre, për sqarim, pasi që ka marrë një pyetje nga një i interesuar për të ofertuar në këtë tender.

Një përgjigje për këtë interesim të një kompanie, që nuk ia përmendin emrin, kishte ardhur menjë herë, dy ditë pas shpalljes.

Isa Hajdari nga Zyra e Kryeministrisë e kishte nënshkruar këtë sqarim në lidhje me dosjen e këtij tenderi.

Çka u ndryshua nga ZKM-ja në tenderin që në fund e fitoi firma e Arif Elshanit, përfaqësues i markës Peugeot?

Në fillim, ZKM-ja kërkoi që, te pjesa teknike, motori i veturave që po kërkonin ishte në “minimum 1.998 ccm3”.

Pesë ditë më vonë këtë kriter e ndryshoi në atë që sipas tyre tash ‘kapaciteti i motorit – vëllimi i motorit duhet të ishte në minimum  1940 ccm3″, por deri tash nuk ka dhënë shpjegim në pyetjet e Insajderit se pse u bë ky ndryshim, dhe se kush saktë e kërkoi atë.

Edhe në pozicionin 6 teknik kishte bërë edhe ndryshimin e dytë.

“Pozicioni 6. Fuqia e motorit PS/hp : Min. 120 Ps/hp deri 3000 ccm3″, që ishte në fillim të shpalljes së tenderit, më vonë u shndërrua në “fuqia e motorit KË: Minimum 100 KË”, thuhet në dokumentin që në platformë “e-prokurimi” e publikoi Zahir Bunjaki, të cilit i ka dërguar pyetje Insajderi, por ende nuk është përgjigjur.

Gazeta Insajderi për këtë ndryshim në kritere e ka njoftuar edhe Departamentin e Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë koment.

Firma e biznesmenit Arif Elshani në një përgjigje për Insajderin kishte thënë se nuk ishin ata si kompani që e kërkuan këtë ndryshim.

“…çdo vendim për të ndryshuar kriteret e një tenderi është ekskluzivitet i autoritetit kontraktues. Ne, si çdo kompani tjetër, kemi pasur qasje në dokumentacionin publik përmes sistemit të e-prokurimit dhe kemi aplikuar brenda kushteve të përcaktuara sipas thirrjes publike, asnjëherë nuk kemi dërguar letër standarde/kërkesë për ndryshim të dosjes së tenderit por kemi aplikuar bazuar në thirrjen publike të publikuar në e-prokurim”, thuhej në përgjigjen e “Mercom Auto”.

E njëjta firmë ka edhe kontratën tjetër me Agjencinë Qëndrore të Prokurimit për 80 vetura për një vlerë prej mbi 1.9 milionë eurosh, apo siç del në përllogaritje: qiraja për një veturë shkon 24 mijë euro.

Një tender në vlerë prej afro 829 mijë eurosh në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e kishte fituar edhe nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

JU REKOMANDOJMË

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘’Fajde”

20/08/2025 - 20:42
“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës
Lajme

“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës

20/08/2025 - 20:22
Dështoi të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, Donika Gërvalla reagon me fjalët e babait të saj
Kryesore

Dështoi të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, Donika Gërvalla reagon me fjalët e babait të saj

20/08/2025 - 19:53
Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla
Lajme

Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

20/08/2025 - 19:48
Përparim Rama del t’i bëjë reklamë rrugës “Rexhep Luci”, lavdëron pllakat “italiane” me origjinë të dyshimtë “Made in Malisheva”
Lajme

Përparim Rama del t’i bëjë reklamë rrugës “Rexhep Luci”, lavdëron pllakat “italiane” me origjinë të dyshimtë “Made in Malisheva”

20/08/2025 - 19:36
I qëndroi dinjitetit të bashkëshortit, VV nuk e mbështet Selimin pse nuk e votoi Gërvallën – militantët ‘e hanë’ në komente
Kryesore

I qëndroi dinjitetit të bashkëshortit, VV nuk e mbështet Selimin pse nuk e votoi Gërvallën – militantët ‘e hanë’ në komente

20/08/2025 - 19:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i VV’së prezanton skenarin e partisë së tij për seancën e nesërme të Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • VETËVENDOSJA SI MUNDËSI Kandidatja për deputete merr 322 mijë euro fonde

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë