Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I qëndroi dinjitetit të bashkëshortit, VV nuk e mbështet Selimin pse nuk e votoi Gërvallën – militantët ‘e hanë’ në komente

20/08/2025 - 19:25
në Kryesore, Lajme
A A
I qëndroi dinjitetit të bashkëshortit, VV nuk e mbështet Selimin pse nuk e votoi Gërvallën – militantët ‘e hanë’ në komente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për një moment, të vetëm dhe të parë në jetën e saj parlamentare, Shqipe Selimi zgodhi të mos jetë ‘kog’ i maçinerisë uniforme të votimit të partisë Vetëvendosje kur përpara ia vunë Donika Gërvallën që ta votojë për Kryetare të Kuvendit. Selimi nuk çoi dorë lartë; nuk votoi si partia. Arsyeja: dinjiteti i bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi. Donika Gërvalla ka një rezyme të dendur ‘demonizimi’ të Rexhep Selimit për ‘njeri të botës së krimit’ ndaj të cilit ka pështyrë mllef të llahtarshëm – por, edhe ndaj Vetëvendosjes si të tillë, parti e cila e kishte emëruar Shef të Grupit Parlamentar në “Qeverinë Kurti I”. E mu këto qëndrime të Gërvallës, Shqipe Selimit dolën t’i kenë qenë gdhendur në kujtesë, graviteti emocional i të cilave ia rëndoi dorën poshtë.

Rexhep Selimi, një figurë kanonike e Vetëvendosjes kaherë – por tash e pesë vjet në paraburgim në Hagë në Dhomat e Specializuara – sot nuk doli të rëndojë edhe aq shumë në ndërgjegje të Vetëvendosjes: të cilët, edhe as s’i dolën në mbështetje Shqipe Selimi, qoftë edhe me një ‘llajk’ në postimin e saj në Facebook ku u sqarua se pse nuk e votoi Gërvallën. I vetmi që i doli – nëse mund të themi se i doli – në mbështetje me një “llajk” në Facebook ishte Gëzim Sveçla i degës së VV-së në Prishtinë. Tjetër: asnjë.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, shkroi ajo.

Por, profile militantësh në ‘Facebook’ vërshuan me komente me kualifikime prej më të rëndave: deri te ‘në linjë me Listën Serbe’ siç edhe para-kualifikuan VV – ish/opozitën, kur ende s’ishte bërë e ditur që edhe Shqipe Selimi nuk kishte votuar pro Donika Gërvallës.

Vetëvendosja në anën tjetër votimin kundër Donika Gërvallës provoi ta përdredhojë për kinse rreshtim me Listën Serbe kundër bijës së heroit Jusuf Gërvallës, duke i dhënë tone anti-patriotike mbarë ish-opozitës – ndonëse dihet që Gërvala është figurë skajshmërisht përçarëse që s’gëzon mbështetje ndërpartiake as nuk është konsensuale.

Partia Demokratike e Kosovës i ofron votë Vetëvendosjes për Kryetar Kuvendi për të gjithë deputetët e saj që në mandatin e kaluar nuk kanë qenë pjesë e qeverisë – ndërsa edhe AAK ka dhënë tri emra që për ta janë të pranueshëm për kryetar kuvendi: Shqipe Selimin, Saranda Bogujevcin dhe Glauk Konjufcën.

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë