Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali në Ministrinë e Liburn Aliut: Kompanisë “Uji Dea” ia shlyen borxhin 3 milionësh

08/10/2024 - 19:50
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali në Ministrinë e Liburn Aliut: Kompanisë “Uji Dea” ia shlyen borxhin 3 milionësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksion disa mujor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ka çuar prapa grilave ushtruesin e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyçin, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Përpos arrestimit të Bytyçit, një tjetër i dyshuar, zyrtar i ministrisë, është vënë në kërkim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave dhe mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare.

Zyrtarët e MMPHI-së dyshohen se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Sipas një hulumtimi të kryer nga “Albanian Post”, MMPHI i ka keqpërdorur 11 milionë e 152 mijë e 144 euro të shtetit të Kosovës. Kjo shumë është nxjerrë vetëm nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare në rastin e pesë kompanive, teksa dyshohet se keqpërdorime janë bërë në 27 kompani.

Zyrtarët e ministrisë kanë përdorur një mënyrë të sofistikuar për të keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Ata kanë anashkaluar udhëzimin administrativ për mbledhjen e borxheve duke dërguar tek kompanitë përkatëse një dokument të kundërligjshëm duke i njoftuar kompanitë për “detyrimin financiar” që e kanë.

Vetëm në rastin e kompanisë “Compact Group” – Uji Dea, janë keqpërdorur 3 milionë e 575 mijë e 369 euro.

Kompania e themeluar nga vëllezërit Mustafë, Fadil, Feim e Saqip Shala, sipas grupit punuese të ministrisë i kishte borxh shtetit të Kosovës 3 milionë e 616 mijë e 812 euro e 02 centë. Mirëpo, kjo shumë nuk u pagua kurrë.


Uji Dea – “Compact Group”, pagoi vetëm 41 mijë e 443 euro.

E gjitha kjo pas planit të zyrtarëve të ministrisë të cilët ia kishin dërguar vëllezërve Shala një dokument të kundërligjshëm duke i njoftuar për “detyrimin financiar” që e kanë.

Vendimi i datës 17 nëntor 2022, i lëshuar nga Naser Hafizi, tregon se kompanisë i mundësohet që të paguajë vetëm 41 mijë euro dhe i numërohet borxhi vetëm për vitet 2018-2021, duke i shkaktuar kështu dëm shtetit të Kosovës prej 3 milionë e 575 mijë e 369 euro.

Kompania “Compact Group” është vetëm njëra nga pesë kompanitë prej të cilave “Albanian Post” ka publikuar keqpërdorimet, ndërkaq dyshohet se gjithsej janë 27 kompani.

Lidhur me këtë keqpërdorime, Prokuroria Speciale ka zhvilluar një aksion sot ku mbeti i arrestuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MMPHI-së, Izedin Bytyçi.

JU REKOMANDOJMË

Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë
Lajme

Dalja në treg të hapur, KEK thotë se kush s’ka marrëveshje me furnizues të licencuar nga 30 korriku mbetet pa rrymë

11/07/2025 - 17:23
Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA
Lajme

Tentativë për t’u koordinuar me njerëzit e Trump? Krejt çka u pa nga vizita e parë e Emisarit të BE’së për dialogun në SHBA

11/07/2025 - 17:19
SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI
Lajme

SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

11/07/2025 - 17:02
Kurti në Sr’ebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Përpjekje për ta pastruar figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda
Lajme

Kurti në Sr’ebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Përpjekje për ta pastruar figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda

11/07/2025 - 16:54
BD: Janë shkarkuar drejtorët e Policisë së Kosovës në Pejë, Suharekë e Klinë
Lajme

BD: Janë shkarkuar drejtorët e Policisë së Kosovës në Pejë, Suharekë e Klinë

11/07/2025 - 16:50
Osmani: Në rrugën euroatlantike të Kosovës, mbështetja e partnerëve është jetike
Kryesore

Osmani: Në rrugën euroatlantike të Kosovës, mbështetja e partnerëve është jetike

11/07/2025 - 16:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë