Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: IPKO dështon në shërbimet e telefonisë dhe internetit

08/09/2022 - 17:30
në Ekonomi, Lajme
A A
Skandaloze: IPKO dështon në shërbimet e telefonisë dhe internetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania “Ipko”, e cila ofron shërbime të telekomunikacionit në Kosovë, internet e telefoni mobile, që nga viti 2007, po u shkakton telashe klientëve të saj duke mos arritur t’i “furnizojë” me internet e duke i privuar nga thirrjet telefonike.

Shërbimet e dobëta janë duke vazhduar tash e sa kohë. Shumë përdorues, ditëve të fundit, janë ankuar për mungesë rrjeti 4G, dhe se pakot e internetit po u “përpihen” shumë shpejt.

Në IPKO e kanë fajësuar edhe ARKEP’in për këtë gjendje, duke thënë se duhet ta zgjerojnë brezin frekuencor.

Ndërsa, ARKEP thotë se operatorët i kanë konfirmuar këto ankesa të klientëve.

Pas problemeve të furnizimit me energji elektrike në Kosovë, kanë filluar problemet serioze edhe me shërbimet e telefonisë mobile.

Tash sa ditë, qytetarët e Kosovës po përballen më një mungesë të internetit në paisjet e tyre mobile. Probleme të mëdha, kanë edhe me thirrjet normale telefonike.

Ankesat e klientëve ndaj Telekomit të Kosovës dhe IPKO’s, dy kompanitë e vetme në Kosovë që i ofrojnë këto shërbime, janë në numrin më të madh prej që ekzistojnë këto kompani në treg.

Sipas burimeve të Express, mungesa e shërbimeve telefonike po ndodh shkaku i mungesës së rrymës në antenat që shpërndajnë internetin.

Nga IPKO e kanë pranuar se në disa zona ka probleme të tilla, duke thënë se kjo po ndodh shkaku i kufizimeve të shpeshta me energji elektrike.

Afrika Zyferi nga kjo kompani ka thënë se IPKO e ka adresuar këtë çështje që nga fillimi i operimit duke shtuar gjenerator të energjisë në shumicën e lokacioneve, mirëpo në disa zona s’kanë mundur, meqë ka pasur kundërshtime shkaku i zhurmës.

“Vetëm disa zona, ku teknikisht ka qenë e pamundur të shtohen ose ka pasur kundërshtime nga komuniteti për shkak të zhurmës, nuk kemi mundur të vendosim gjeneratorë. Megjithatë, në rastet e kufizimeve të energjisë elektrike, pavarësisht nga fakti që rrjeti ynë Fix mbështetet nga gjeneratori, shumica e klientëve tanë nuk janë të pajisur me rezervë të energjisë (siç janë UPS ose gjeneratorë), kështu që ata mbështeten në përdorimin e internetit të telefonisë mobile dhe krijojnë një trafik të rënduar në zonat e prekura. Për më tepër, kapaciteti i internetit të telefonisë mobile, është zgjeruar në kufirin maksimal që na lejon brezi frekuencor i ndarë nga ARKEP”, ka deklaruar ajo.

Nga IPKO kanë fajësuar pak edhe Autoritetin Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për mos zgjerimin e brezit frekuencor.

Sipas saj, zgjerimi i brezit frekuencor do mundësonte përmirësimin dhe fuqizimin e 4G dhe shërbim shumë më të mirë edhe me rrjet më të ngarkuar, si në rastet e kufizimeve të energjisë elektrike.

“Kështu, për të rritur më tej kapacitetin e internetit të telefonisë mobile dhe për të zbutur këtë problem, duhet të ndahet më shumë brez frekuencor nga ARKEP, i cili do të na mundësonte përmirësimin dhe fuqizimin e 4G dhe do të na mundësonte të ofrojmë shërbim shumë më të mirë edhe me rrjet më të ngarkuar, si në rastet e kufizimeve të energjisë elektrike. IPKO është e gatshme të investojë dhe përmirësojë shërbimet 4G dhe të funksionalizoj teknologjitë 5G, me kusht që ARKEP të vendosë të ndajë brezin frekuencor së shpejti dhe me kushte të mira”, ka deklaruar Zyferi për Express, transmeton Paparaci.

Tutje kanë thënë se shpresojnë që të zgjidhen problemet me energji elektrike, meqë po ndikon në cilësinë dhe kostot e funksionimit të rrjeteve.

Se reduktimet e rrymës i kanë shkaktuar këto probleme, e kanë konfirmuar edhe nga ARKEP’i.

Për këtë çështje, ARKEP thotë se ka kërkuar informata të detajuara nga Telekomi dhe IPKO.

“Siç jeni në dijeni mungesa e energjisë elektrike ditëve të fundit përveç që ka ndikuar dhe shkaktuar telashe në shumë sektor tjerë, po ashtu ka shkaktuar probleme edhe në fushën e komunikimeve elektronike, përkatësisht mungesë apo rënie të sinjalit në rrjetat mobile, pasi që funksionimi i stacioneve bazë dhe dërgimi i sinjaleve (valëve) të telefonisë mobile, varet drejtpërdrejtë prej furnizimit me energji elektrike. Lidhur me këtë, ARKEP ka kërkuar nga operatorët mobil informata të detajuara dhe një gjendje të tillë e kanë konfirmuar në komunikatat e tyre (https://kosovotelecom.com/njoftime/ ) si dhe në shkresat zyrtare, (IPKO – përmes shkresës zyrtare). Rënia e sinjalit në pjesë të caktuara ka ndikuar edhe në mbingarkesen e rrjetit, rrjedhimisht edhe në kualitetin e shërbimeve të ofruara”, thuhet në përgjigjet e ARKEP’it drejtuar Gazetës Express.

E për kërkesën e operatorëve për zgjerim të brezit frekuencor, kanë deklaruar se po punojnë në këtë drejtim.

“Në fund dëshirojmë të ju njoftojmë se ARKEP në funksion të detyrave dhe përgjegjësive që ka sipas Ligjit për Komunikimet Elektronike, është duke bërë të gjitha përpjekjet me qëllim të rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve, krijimin e lehtësirave dhe dhënies së kapaciteteve shtesë të resurseve frekuencore, ashtu që të ofrohen shërbime të komunikimeve elektronike me kualitet të lartë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ARKEP.

Ndërkohë, Telekomi i Kosovës s’ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të tekstit.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim
26/03/2026 - 15:19

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Në njoftimin që kryeparlamentarja...

Më shumëDetails

“Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli për këtë rast”- Plava tregon çka i tha Naim Murseli

“Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli për këtë rast”- Plava tregon çka i tha Naim Murseli
26/03/2026 - 14:52

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, ka dëshmuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke treguar se çfarë i ka thënë i akuzuari për porositjen e...

Më shumëDetails

IHMK del me njoftim për qytetarët, paralajmëron rrezik nga erërat e forta

IHMK del me njoftim për qytetarët, paralajmëron rrezik nga erërat e forta
26/03/2026 - 14:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit. Sipas njoftimit, do...

Më shumëDetails

Blej banesën e ëndrrave në TehnoHome

Blej banesën e ëndrrave në TehnoHome
26/03/2026 - 14:43

Kompania e njohur e ndërtimit TehnoHome është vendi ideal që të bëheni me banesën që gjithmonë keni ëndërruar, shkruan Veriu.info. TehnoHome po vazhdon të ndërtojë objekte banesore me...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, Hamza: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Bedri Hamza për ngutinë në votimin e buxhetit: S’dua ta besoj se ka të bëjë me çështjen e presidentit
26/03/2026 - 14:01

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e...

Më shumëDetails

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit
26/03/2026 - 13:56

Elvis Kelmendi, djali i bosit të dyshuar të drogës, Naser Kelmendit është arrestuar para dy ditësh në Sarajevë. Pas kësaj, Gjykata Komunale e Sarajevës i ka caktuar atij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë