Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skanimet me PET/CT të kufizuara nga materiali shpenzues

01/08/2024 - 12:59
në Lajme
A A
Skanimet me PET/CT të kufizuara nga materiali shpenzues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka më shumë se një muaj që në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur të shfrytëzohet pajisja PET/CT për diagnostikimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera.

E siguruar për herë të parë në shkurt, kjo pajisje ofron shërbime të kushtueshme mijëra euro, të cilat, deri më tash, pacientët është dashur t’i paguajnë në institucione private ose jashtë vendit, ndërsa në QKUK i marrin falas.

Sfidat, megjithatë, nuk mbarojnë këtu. QKUK-ja duhet ta sigurojë materialin e nevojshëm për PET/CT nga jashtë, pasi nuk e prodhon vetë.

E, materiali i tillë nuk ka jetë të gjatë, andaj kërkon transport të shpejtë dhe efikas.

Materiali shpenzues – sfidë

Për rrjedhojë, jo më shumë se pesë pacientë në javë mund të marrin shërbime me PET/CT.

Lista e pritjes ka arritur tashmë deri në fund të gushtit.

Drejtori i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, tregon se materiali shpenzues për PET/CT, që përfshin izotopin radioaktiv, Flourine 18, sigurohet nga Turqia.

“Prodhuesi na furnizon një herë në javë. Kështu do të jetë për tre muaj, pastaj do ta rishqyrtojmë planin”, thotë ai.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se sjellja në Kosovë e Flourine 18, është sfidë më vete, marrë parasysh se jetëgjatësia e kësaj substance është e shkurtër.

Flourine 18 është një gjurmuese radioaktive, që injektohet në venë përpara procedurës me PET/CT, dhe e ndihmon profesionistin shëndetësor t’i shohë pjesët e trupit të pacientit.

Arnisa Osmani thotë se kur u diagnostikua me kancer në gji i premtoi vetes se do të luftonte deri në fund.

Nëse nuk mbërrin me kohë dhe nuk ruhet në mënyrë të duhur, efektiviteti i saj humb, thotë Spahiu.

Ylli Kaçiu, fizikan i mjekësisë nukleare në QKUK, tregon se gjysmë-jeta e izotopit Flourine 18 është 109.7 minuta, që do të thotë se pas kësaj periudhe ai përgjysmohet.

Pra, çdo vonesë eventuale – qoftë e fluturimit të avionit apo e zhdoganimit të mallit – vjen me rrezikun e humbjes së efektivitetit, thotë ai.

Për mundësitë që Kosova ta prodhojë vetë këtë izotop, Kaçiu thotë se ekzistojnë, porse, paraprakisht, duhet “rritja e resurseve humane dhe trajnimi adekuat i profesionistëve”.

Prodhimi, shpjegon ai, bëhet nga një pajisje e quajtur ciklotron dhe Kosova nuk ka mjaftueshëm ekspertë të kësaj fushe.

“Shkollimi jashtë vendit i ekspertëve duhet të fillojë së paku një vit para se të startohet me prodhim, në mënyrë që të kemi garanci për kualitetin e produkteve finale”, thotë Kaçiu për Radion Evropa e Lirë.

Prodhimin e izotopit Flourine 18 nuk e bën as shumica e vendeve të rajonit.

Spahiu thotë se synim në punën e tij ka që Kosova ta arrijë këtë.

Ai nuk ofron detaje se si dhe kur mund të prodhohet izotopi në fjalë, por vetëm përmend një “të ardhme të afërt”.

“… sepse një mjegull në aeroport, të cilën e kemi shpesh dimrit, shkakton probleme dhe materiali mund të mos arrijë në kohë”, thotë Spahiu.

Doza vetëm për një pacient, e cila arrin nga Turqia, kushton rreth 400 euro.

Barrën e këtyre shpenzimeve, së paku pacientët në QKUK nuk e ndiejnë.

Ditën kur ekipi i REL-it ishte atje, javën e kaluar, bisedoi me A.D., i cili po priste për të kryer procedurën me PET/CT.

I diagnostikuar me kancer kohë më parë, ai e kishte bërë një ekzaminim të tillë më herët jashtë vendit.

“Kam shpenzuar 1.000 euro për PET/CT në Turqi. Tash po e bëj falas këtu në QKUK. Ma kanë sugjeruar mjekët, pasi e kam kryer një pjesë të kimioterapisë”, thotë A.D.

Përse është i rëndësishëm PET/CT?

Sipas Klinikës Mayo në SHBA, skanimi me PET/CT është një mënyrë efektive për zbulimin e disa sëmundjeve, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e trurit.

Kur ka dyshime te një pacient, mjekët thonë se është e rëndësishme që skanimi me PET/CT të bëhet sa më parë, në mënyrë që të përcillet gjendja e pacientit dhe të përshkruhet terapia e duhur.

Kosova e ka siguruar pajisjen qysh në muajin shkurt – si donacion përmes Fondacionit Jahjaga – por ajo nuk është funksionalizuar deri muajin e kaluar.

Kjo, për faktin se objekti ku është vendosur PET/CT-ja, është dashur të licencohet nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Përveç kësaj, edhe mjekët e teknikët është dashur të kryejnë trajnime të veçanta, përfshirë jashtë shtetit, për leximin e rezultateve të dala nga ekzaminimet me PET/CT.

Përpara se QKUK-ja ta siguronte aparaturën, pacientët që kanë pasur nevojë për të, i janë drejtuar një institucioni privat në Prishtinë, ku pagesa shkon mbi 1.000 euro, ose kanë dalë jashtë shtetit.

Më herët, REL-i ka biseduar me udhëheqësit e institucionit të lartpërmendur privat, të cilët kanë konfirmuar se materialin shpenzues për PET/CT e sigurojnë po ashtu nga Turqia.

Ata kanë thënë se duhet të bëhen së paku tre pacientë për këtë ekzaminim dhe pastaj ta porosisin materialin.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Kosovës i ka mbuluar shpenzimet e pacientëve për PET/CT, por ata është dashur të presin me javë, nëse jo muaj, për kryerjen e të gjitha procedurave deri te sigurimi i të hollave.

Radio Evropa e Lirë ka rastisur të bisedojë me disa pacientë, që, për shkak të gjendjes urgjente, është dashur të paguajnë vetë.

Në Kosovë, sipas autoriteteve shëndetësore, çdo vit regjistrohen deri në 1.500 raste të reja me kancer. Forma më e përhapur është kanceri i gjirit te gratë dhe ai i mushkërive te burrat, ndërsa grup-mosha më e prekur nga kjo sëmundje është mbi 50 vjeç.

Mbi një muaj prej se QKUK-ja ka nisur skanimet me PET/CT, shërbimin e tillë e kanë marrë mbi 30 pacientë. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri
Kryesore

Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

03/07/2025 - 00:09
Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn
Lajme

Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

02/07/2025 - 23:02
“Si me i zanë besë dhelpnes për konsensus me PULA” Mirena: Një sheher po flet që Vjosa e ka idenë e krijimit të një partie…
Lajme

“Si me i zanë besë dhelpnes për konsensus me PULA” Mirena: Një sheher po flet që Vjosa e ka idenë e krijimit të një partie…

02/07/2025 - 22:55
Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
Lajme

Çitaku: Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

02/07/2025 - 22:36
Albin Kurti s’i lë rehat Thaçin e Veselin as në Hagë: Po shkojnë t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike
Lajme

“E ndala luftën…”, Kurti e falënderon shumë Trumpin: Me siguri SHBA ka pasur informacion për planet e Serbisë dhe ka vepruar

02/07/2025 - 22:26
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Lajme

“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin

02/07/2025 - 22:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë