Armando Broja ka tërhequr interesimin e Sevillas.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, skautët e klubit spanjoll ishin të pranishëm në ndeshjen Brentford – Chelsea, që u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi baras (0:0).
Skautët thuhet se udhëtuan drejt Anglisë për të vëzhguar Brojën, i cili ishte titullar në atë ndeshje dhe luajti për 62 minuta.
Sulmuesi shqiptar së fundi nënshkroi kontratë të re me Chelsean, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2028.
Megjithatë, kjo duket se nuk i ka penguar klubit spanjoll për të rritur edhe më shumë interesimin për 21-vjeçarin..












