Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sllagjan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

26/12/2025 - 12:09
në Lajme
A A
Sllagjan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sllagjan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anëtarët Arben Hoti dhe Donikë Shala-Abdyli.

Gjykatësi Arrni tha se Trajkoviq është fajtor për pikën C të aktakuzës dhe të njëjtin Gjykata e gjykon me dënim me 10 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë, atij i vazhdohet me aktvendim të veçantë.

Trajkoviq obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil, raporton Betimi për Drejtësi.

Sa i përket pikës A, B dhe D të aktakuzës, gjykatësi Arrni tha se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer ato veprime inkriminuese për të cilat e ngarkon aktakuza.

Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sllagjan Trajkoviq, të cilin e akuzonte për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, Trajkoviq akuzohej se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth kësaj komune, individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

Me këto veprime, Trajkoviq akuzohej se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit
Lajme

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

26/12/2025 - 12:45
Anëtari i PDK-së në KQZ alarmon: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës
Lajme

Anëtari i PDK-së në KQZ alarmon: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës

26/12/2025 - 12:25
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: Numri i familjeve të cenuara është rritur për 25%, një në katër familje po jeton në prag të varfërisë

26/12/2025 - 12:13
Krahu i djathtë i Faton Pecit, 105-shi i VV-GUXO mori mbështetje të fuqishme në Bair, Koshtovë e Tunel të Parë
Lajme

Krahu i djathtë i Faton Pecit, 105-shi i VV-GUXO mori mbështetje të fuqishme në Bair, Koshtovë e Tunel të Parë

26/12/2025 - 11:46
Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
Lajme

Partia Popullore Evropiane mbështet LDK-në dhe Abdxhikun: Lumir Abdixhiku po u ofron shpresë qytetarëve

26/12/2025 - 11:42
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
Lajme

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

26/12/2025 - 11:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë