Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’mund të ketë votëbesim”: E shtuna e LDK-së, Hoti e mban për fjale “si ligj” Abdixhikun se është dorëhequr

28/01/2026 - 22:59
në Kryesore, Lajme
A A
“S’mund të ketë votëbesim”: E shtuna e LDK-së, Hoti e mban për fjale “si ligj” Abdixhikun se është dorëhequr
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lumir Abdixhiku “është dorëhequr” nga posti i drejtuesit të partisë dhe kjo është punë e kryer për Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili synon ta merr drejtimin e partisë. Lëkundjet kuptimore mes “ofrim të dorëheqjes” dhe “votëbesim” Hoti s’i sheh më të kenë domethënie, dhe për këtë thirret në Statutin e LDK-së. Më 31 janar kur 355 delegatë të kësaj partie do të mblidhen në organin më të lartë vendimmarrës të LDK-së, sipas Hotit, ata veçse do të njoftohet për dorëheqjen e Abdixhikut, por jo edhe ta votëbesojnë apo mosbesojnë. Kështu, tha Hoti, është çka përcakton Statuti i LDK-së dhe ata që e interpretojnë ndryshe e interpretojnë gabimisht – përveç se, për më tepër, është edhe standard i vendosur në 2021’ën me dorëheqjen e Isa Mustafës. Hoti do drejtimin e partisë dhe për këtë thotë se është i duhuri dhe ka përvojë 20 vjeçare në këtë subjekt politik.

“Nuk mund të shkohet me votëbesim sepse është dhënë dorëheqja”, tha Hoti në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke shtuar se “fjala publike për zyrtarin publik është ligj është obligim”.

“Kuvendi është ftu me 31 janar. Unë kam njoftu votuesin dhe anëtarin e LDK-së për interesimin tim për të kërkuar besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë. Kryetari me kërkesë të tij ose 1/3 e delegatëve mund të ftojnë votëbesimin e kryetarit. Me votim të fshehtë. Kjo është procedura standarde. Tjetra formë është dorëheqja. Nëse kryetari jep dorëheqje, ftohet kuvendi dhe vendose.t

Për aktin e dorëheqjes nuk ka votim. Rasti konkret ofrimi i dorëheqjes së Abdixhikut për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor. Kështu përmbyllet kjo çështje. Vetëm njoftohet dorëheqja. Akti i dorëheqjes është se na ka njoftu se do të ofrojë dorëheqje, dhe Statuti e ka të qartë, se neni është veçmas poër votëbesim, tjetra për dorëheqje. E ky e ka ftu Kuvendin për të ofruar dorëheqjen”, tha Hoti.

Rënia e madhe në votë më 2021, tha Hoti, e ka bërë atë që “të marrë përgjegjësi” dhe të mos garojë për postin e kryetarit të partisë kur u zgjodh Abdixhiku.

Dhe mosgarimi për kryetar në atë kohë, tha Hoti, ka qenë pasojë e marrjes së përgjegjësisë vetanake për rezultatin.

“Unë jam 20 vjet në LDK në të gjitha nivelet, edhe në të mirë edhe në të dobët. Isa Mustafa e pati marrë përgjegjësinë e plotë, edhe unë atëherë e kam marrë përgjegjësinë, duke mos garu për kryetar në 2021, kjo ka qenë përgjegjësia ime. Të gjitha detyrat i kam kry me përgjegjësi maksimale…Kam lënë shenjë…Unë e kam marrë përgjegjësinë duke e njoftë atë rezultat zgjedhor 2021, dhe s’kam hyrë në garë për këtë arsye”, tha ai.

Çka pritet të ndodh me LDK-në?

Nga ‘dorëheqje e ofruar’ fjala pësoi ndërrim të lehtë por domethënës: ‘votëbesim’.

Të shtunën mbledhen 355 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta votëbesuar apo mosbesuar Lumir Abdixhikun si drejtues të partisë.

Ky i fundit shkroi mëngjesin e së hënës se ftesën ua ka nisur zyrtarisht organit më të lartë të kësaj partie për mbledhjen e së shtunes.

Kjo vetëm një ditë pasi Avdullah Hoti e njoftoi publikisht kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e partisë.

Abdixhiku shkroi se LDK ‘nuk frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara’.

Vendimi dhe epilogu i çështjes së legjitimitetit të kryetarit të-ri-apo-vjetër, rikujtoi Abdixhiku, vendoset “në fund, me shumicë”.

“Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe”, tha ai.

Por, ndryshe nga frazimi i Abdixhikut, dhe i zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, se e shtuna është e shtunë e “votëbesimit”, Avdullah Hoti e merr për dorëheqje të mirëqenë.

Në shkrimin e tij ai kandidaturën e vet e la të nënkuptojë që vjen pas faktit të kryer të dorëheqjes, pa e shoshitur në të zakonshmet “dorëheqje e revokueshme, pa revokueshme”.

“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti.

Hoti kërkoi mbështetjen e strukturave dhe degëve, dhe u zotua për udhëheqje “gjithpërshirëse”.

“Këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë
22/03/2026 - 01:09

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona. Dhjetëra persona u plagosën në...

Më shumëDetails

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri
22/03/2026 - 01:06

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga...

Më shumëDetails

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes
21/03/2026 - 22:47

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë...

Më shumëDetails

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje
21/03/2026 - 22:31

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka komentuar edhe dialogun Kosovë – Serbi gjatë një takimi me një grup gazetarësh në Prishtinë në përfundim të misionit...

Më shumëDetails

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin
21/03/2026 - 22:14

Bullgaria është tërhequr nga anëtarësia e Bordit të Paqes, që u themelua pak javë më parë. Rreth kësaj çështjeje, ka reaguar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjakovë, vdes një grua pasi ra në ujë nga Ura e Mogolicës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/03/2026 - 22:00

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Mogolicës.Kështu është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    372 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë