Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Socialistët thonë “Stop”, marrëveshja BE–SHBA në rrezik

02/09/2025 - 16:48
në Lajme
A A
Socialistët thonë “Stop”, marrëveshja BE–SHBA në rrezik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pengesa e radhës për marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara nuk vjen nga Uashingtoni, por nga vetë Brukseli. Grupi i Socialistëve në Parlamentin Europian ka dalë kundër akordit të arritur në korrik nga Ursula von der Leyen me Donald Trump, duke e bërë shumë të vështirë krijimin e shumicës së nevojshme për ratifikim.

“Ne jemi kundër marrëveshjes,” deklaroi Iratxe García Pérez, presidente e grupit S&D. Ky qëndrim jo vetëm që e minon përpjekjen e BE për të paraqitur unitet transatlantik përballë Moskës, por thellon edhe përçarjen me aleatët e von der Leyen në PPE, që mbështesin akordin.

Kritikë ndaj “dorëzimit” përballë Trump

Akordi i firmosur në Turnberry është kritikuar se i dha shumë avantazhe Uashingtonit, duke pranuar tarifa të reja amerikane prej 15% për shumicën e eksporteve europiane, ndërkohë që BE duhet të heqë doganat për mallrat industriale amerikane dhe të lehtësojë tregun për produkte bujqësore e deti.

García Pérez akuzoi Trump për “taktika bullizuese” dhe kërkoi përdorimin e instrumenteve të forta të BE për t’u mbrojtur, nëse SHBA kërcënon sërish me masa ndaj rregullave digjitale europiane. Edhe komisionerja socialiste Teresa Ribera paralajmëroi se BE duhet të jetë gati të tërhiqet nga marrëveshja, nëse SHBA nuk respekton zotimet.

Vota vendimtare në Parlament

Parlamenti Europian do të votojë për legjislacionin që heq tarifat mbi mallrat industriale amerikane, një parakusht që Uashingtoni të ulë doganat për makinat europiane nga 27.5% në 15%. Me Gjermaninë që e ka industrinë automobilistike si eksportin më të madh transatlantik, rreziku është i lartë.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlament, Bernd Lange (S&D), paralajmëroi se BE duhet të ndalojë lëshimet nëse Trump nuk ul tarifat për makinat: “Nëse SHBA nuk e respekton marrëveshjen, atëherë as ne nuk do t’i ulim tarifat. Kjo është e qartë.” 

Një betejë politike e hapur

Von der Leyen do të ketë nevojë për mbështetjen e të djathtës konservatore dhe madje edhe të ekstremit të djathtë, nëse socialistët refuzojnë të votojnë. Ekspertët e tregtisë paralajmërojnë se marrëveshja është e brishtë, e diskutueshme në raport me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe më shumë një kompromis politik sesa një fitore për tregun europian.

Nëse dështon, rreziku është rikthimi i luftës tregtare BE–SHBA dhe përplasjes me Trump, që tashmë ka paralajmëruar masa kundër çdo vendi që vendos taksa digjitale ndaj kompanive amerikane./ Përshtati nga Politico në shqip Lapsi.al

JU REKOMANDOJMË

Haziri për VV-në: Ata që ikin e nuk duan të bashkëpunojnë, fshehin diçka
Lajme

Lutfi Haziri për Kurtin: Bashkëpunimin po e merr si dobësi, jo si vlerë politike

02/09/2025 - 21:12
Mulaj: Kosova importon edhe zallë nga Serbia, sepse dhjetëra kompanive iu humb licenca (VIDEO)
Ekonomi

Mulaj: Kosova importon edhe zallë nga Serbia, sepse dhjetëra kompanive iu humb licenca (VIDEO)

02/09/2025 - 21:08
Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
Lajme

Koci: ‘Deputet të nderuar, ktheni së paku pagat, mos e hani djersën e popullit’

02/09/2025 - 20:34
Sulmi ndaj avionit të Von der Leyen, reagon shefi i NATO: Po e trajtojmë seriozisht!
Lajme

Sulmi ndaj avionit të Von der Leyen, reagon shefi i NATO: Po e trajtojmë seriozisht!

02/09/2025 - 20:28
Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur
Lajme

Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

02/09/2025 - 19:56
Aksion i policisë në veri, gjenden armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe
Kryesore

Aksion i policisë në veri, gjenden armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

02/09/2025 - 19:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lladrovci i reagon me ironi Xhavit Halitit për fondet e luftës: Ne i numëronim, të tjerët i “gjuanin”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë