Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit.
”Dardanët” do të përballen me një nga kombëtaret, atë të Turqisë ose Rumanisë
Kosova fillimisht të enjeten me 26 mars do të luaj si mysafire e Sllovakisë, ndeshje e vlefshme për play-offin i cili mund të dergoj në Kupën e Botës.
Në rast fitore, djelmoshat e Franco Fodas do ta presin në Prishtinë, fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, por në rast se Kosova humb, do të luaj ndeshje miqësore me kombëtaren tjetër e cila pëson humbje.
Një gjë është e sigurt se stadiumi ”Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, ku biletat janë shitur brenda tre orëve.












