Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sonte do të mbahet tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin ajo e bëri publik përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ia bashkëngjiti edhe një video.
“Qytetarë të nderuar, që aq shumë motiv e dashuri na keni dhënë përgjatë ditëve të fundit ku ju kemi takuar në lagjet tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja, në çdo prag shtëpie, në çdo ecje që kemi pasur bashkë me ju. E ndjejmë edhe ne që të gjithë jemi bashkuar për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat dhe krizat e pafundme politike dhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore, të cilat gjithmonë na kanë mbajtur bashkë si komb e si popull. Prandaj le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubim, duke thënë: “Ju presim në tubimin tonë përmbyllës, të premten në orën 20:00 në Sheshin Skenderbeu”.
https://www.instagram.com/reel/DZLiJdxNVKD/?igsh=cHpxNHdsM3VldWpt














