Sot i jepet lamtumira e fundit 48-vjeçarit nga fshati Koshtovë, Ilir Brahimit, i cili humbi jetën tragjikisht në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në varrezat e fshatit Koshtovë. Funerali niset nga xhamia e fshatit në ora 16:22, pas faljes së namazit të ikindisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Zeneli”, në afërsi të hyrjes së një marketi, ku 48-vjeçari u gjet pa shenja jete.
I ndjeri dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i objektit banesor ku jetonte me qira. Në momentin e incidentit, ai raportohet të ketë qenë i vetëm në banesë.












