Me një pamje dhe arkitekturë moderne, sot edhe zyrtarisht ka nisur punën stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky stacion modern u përurua para pak ditësh, kurse nga sot qytetarët do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë atë pasi plotëson të gjitha kërkesat moderne për një vend mbresëlënës.
Stacioni i Autobusëve në Skenderaj ka hapësira të bollshme për parkimin e autobusëve, qendrimin e udhtarëve në pritore, dyqane të ndryshme shërbyese e rekreative, tualete e vendparkingje.












