Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spanjë, gjatë një gërmimi në Granada gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve

23/09/2022 - 16:09
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Spanjë, gjatë një gërmimi në Granada gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492).

Dr. Amjad Suliman, arkeologu në krye të ekipit për gërmimet e kryera në një zonë në qendër të qytetit Granada, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se pas gërmimeve që filluan më 18 tetor 2021 në një zonë prej 1.000 metër katrorë kanë gjetur 5 varre masive dhe rreth 600 skelete njerëzore.

“Nga burimet historike dhe punimet arkeologjike që kemi kryer e dimë se në Granada ndodhet varreza më e madhe e muslimanëve në Evropë, me emrin Sahl Ben Malik (një dijetar dhe shkrimtar andaluzian i shek.12) në periudhën Islame të Andaluzisë”, tha Suliman i cili vuri në dukje që në çdo gërmim nëntokësor në këto territore dalin mbetje të periudhës Islame Andaluziane.

Ai tha se gjatë gërmimeve kanë arritur të zbulojnë gjetje që datojnë nga Mesjeta. “Kemi gjetur eshtra njerëzore nga të gjitha moshat dhe gjinitë njëra mbi tjetrën për shkak të përjetimeve historike dhe mungesës së hapësirës. Muslimanët e periudhës, duke fshehur identitetin e tyre kundër krishterizimit të detyruar, ata linin një kartë vdekjeje pranë qefinëve për t‘u vendosur në varret e tyre. Në gërmime kemi gjetur pjesë edhe nga këto”, thekson Suliman.

Në përputhje me ligjet aktuale është e detyrueshme që të ketë grup arkeologësh të përbërë nga të paktën 2 persona në çdo gërmim që kryhet në qytet, tha Suliman i cili shtoi se për arsye se Granada ishte qyteti i fundit që u pushtua nga të krishterët gjatë periudhës islame të Andaluzisë, humbjet muslimane këtu ishin shumë më të larta.

Suliman rikujton se Granada u konvertua me forcë në krishterim pas vitit 1492 dhe se muslimanët dhe hebrenjtë që nuk e pranuan këtë u syrgjynosën (internuan).

“Mbretët katolikë me një vendim të marrë në vitin 1501 urdhëruan që gurët në varrezat muslimane të përdoren në shumë objekte, kryesisht fetare të ndërtuara në atë periudhë. Në ditët e sotme këto gurë varresh mund t’i shohim në disa mure të Pallatit Alhambra ose në Manastirin San Jeronimo”, deklaroi Suliman.

“Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”
Kryetari i Fondacionit të Xhamisë së Madhe Granada, Umar del Pozo ka vënë në dukje se shumë mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve janë gjetur në gërmimet e kryera në vende të ndryshme deri më tani në Granada.

Sipas tij, tani këto mbetje njerëzore janë gjetur në qendër të qytetit.

“Mbetjet njerëzore të gjetura deri më tani mbaheshin në magazinë në Drejtorinë e Kulturës së Granadës, por në këtë gjetje të re ne dëshirojmë të marrim eshtrat për analiza antropologjike. Më pas duam t‘i marrim këto eshtra dhe të kryejmë procesin e varrosjes në varrezën e muslimanëve. Kërkon proces të gjatë dhe financim të rëndësishëm. Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”, tha Pozo.

JU REKOMANDOJMË

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë (VIDEO)

Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë (VIDEO)
26/06/2026 - 18:56

Ekipet e shpëtimit në Venezuelë kanë nxjerrë të gjallë një foshnjë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Autoritetet bëjnë të ditur...

Më shumëDetails

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd
25/06/2026 - 22:50

Shohim jo rrallë herë, që ndërsa dalin me fëmijën në karrocë, kur është vapë, prindërit e mbulojnë atë me një mbulesë të lehtë dhe të hollë me qëllimin...

Më shumëDetails

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë

Fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë
25/06/2026 - 15:08

Fundjavë me temperatura afrikane në Zvicër, termometri ngjitet në 38°C Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën gjatë ditëve të fundit pritet të arrijë kulmin të shtunën,...

Më shumëDetails

Musk bie nga “froni” i trilionerit

Musk bie nga “froni” i trilionerit
25/06/2026 - 14:59

Klubi i trilionerëve është bosh. Elon Musk, I vetmi që u bë pjesë më pak se dy javë më parë, tashmë e ka humbur këtë status. Manjati i...

Më shumëDetails

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?

Çka është “bllokimi i motit” që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?
25/06/2026 - 09:26

Një valë intensive e të nxehtit që ka përfshirë Evropën dhe që vetëm në Francë ka shkaktuar më shumë se 40 viktima është bërë e qëndrueshme dhe e...

Më shumëDetails

Valë e fortë të nxehti në Paris, qytetarët e kalojnë natën në parqe

Valë e fortë të nxehti në Paris, qytetarët e kalojnë natën në parqe
24/06/2026 - 13:02

Parisi po përballet me temperatura të larta pranë niveleve rekord për muajin qershor, duke detyruar shumë banorë dhe turistë të kalojnë natën në parqe për t’i shpëtuar vapës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë