Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

30/06/2026 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
“Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit sërish si subjekti i tretë politik në vend, ka nxitur përplasje dhe prapaskena të ashpra brenda strukturave të kësaj partie. LDK tashmë duket e ndarë në dy taborre: në ata që kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku për shkak të rezultatit të dobët, dhe në pjesën tjetër që mbështet udhëheqjen e tij dhe e vlerëson pozitivisht vizionin e tij politik.

Debati publik është ndezur sërish sot pas një postimi nga anëtari i Kryesisë të LDK-së, Shkëmb Manaj, i cili ka dalë në mbrojtje të Abdixhikut dhe ka akuzuar hapur disa eksponentë brenda partisë për sabotim të procesit zgjedhor.

“Ndryshimet në LDK mund t’i bëjë vetëm vullneti i anëtarësisë së saj! Por ato nuk mund t’i udhëheqin ata që në disa palë zgjedhje kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj. Nuk mund t’i bëjnë ata që statuset për ‘ndryshim’ i kishin gati pa u mbyllur kutitë e votimit… Ata që e sabotuan LDK-në në këtë proces zgjedhor. Dhe ata kanë emër dhe mbiemër”, ka shkruar Manaj, duke shtuar se vizioni i Abdixhikut për bashkim me Presidenten Vjosa Osmani kishte efekt pozitiv.

Ky reagim i Manajt ka provokuar kundërshtime të menjëhershme nga krerët e degëve në terren.

Kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, ka reaguar ashpër ndaj Manajt, duke ia kujtuar atij të kaluarën brenda strukturave.

“Nuk jam njeri që reagoj në postime, veç beso s’po mundem mu përmbajt. Kur po të shoh ty e disa të tjerë tuj fol për interesa të LDK-së e për sabotime… e deri dje në kryesinë e degës nuk të ka lonë Haki Rugova… po e nal veten”, ka shkruar Mushkolaj.

Në këtë debat është përfshirë edhe Kryetari i Komunës së Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, i cili i ka kërkuar sqarime Mushkolajt: “Jeton Mushkolaj, nëse s’kemi legjitimitet me fol për LDK-në, tregona i dashtun Jeton!”.

Ndërkaq, Mushkolaj i është kundërpërgjigjur menjëherë Feratit duke e pyetur: “Ilir Ferati, nuk e di arsyen e reagimit tuaj ndaj këtij komenti. A jeni të legjitimuar të reagoni ndaj çdo komenti që bëhet?”.

Kjo përplasje virtuale reflekton tensionet e thella brenda LDK-së, ku pas shpalljes së rezultateve, figura kyçe dhe me peshë elektorale brenda partisë, si Gazmend Muhaxhiri dhe Imri Ahmeti, kanë kërkuar hapur dhe me deklarata të bujshme dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga kreu i partisë./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

“Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

“Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj
30/06/2026 - 16:40

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen e F.H., në Ferizaj. Sipas vendimi të...

Më shumëDetails

Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim

Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim
30/06/2026 - 16:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës. Ai në takimin që ka...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për të dyshuaren për vrasjen në Ferizaj

Shtyhet gjykimi ndaj dy mjekëve që akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
30/06/2026 - 16:02

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Arjeta Roshajt, e dyshuar për...

Më shumëDetails

Misteri i kompanisë nga Shqipëria “Vaanmed”: Zero importe, e pajisjet e tyre mjekësore reklamohen nga klinikat në Kosovë

Misteri i kompanisë nga Shqipëria “Vaanmed”: Zero importe, e pajisjet e tyre mjekësore reklamohen nga klinikat në Kosovë
30/06/2026 - 15:42

Kompani pa të drejtë shitjeje dhe pa asnjë import të deklaruar rezulton megjithatë me pajisje aktive në tregun e Kosovës, të përdorura dhe të promovuara nga klinika të...

Më shumëDetails

Dorëheqja e gazetares, Kusari për RTK-në: Transmeton propagandë në favor të Vetëvendosjes

Dorëheqja e gazetares, Kusari për RTK-në: Transmeton propagandë në favor të Vetëvendosjes
30/06/2026 - 15:33

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas dorëheqjes së gazetares Arlinda Sejda nga RTK-ja. Sipas saj, Radio Televizioni I Kosovës duhet ta ndryshojë emrin, dhe siç thotë...

Më shumëDetails

Zhduket një person në Liqenin e Batllavës, nisin kërkimet nga ekipet e shpëtimit

KRU “Prishtina” njofton për nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës dhe të Badovcit
30/06/2026 - 15:10

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqeni i Batllavës, pasi sipas Policia e Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë