Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion.
Trepça dhe Peja do t’i matin sonte forcat në duelin e tretë mes tyre, ndërsa aktualisht rezultati është 1-1 me ndeshje.
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e “play-offit” do të luhet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:30, me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe dhe avantazhin në serinë e përgjithshme.













