Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë që do të ndërtohet nga Emiratet, nis procesi i përzgjedhjes së lokacionit

23/01/2026 - 14:59
në Lajme
A A
Spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë që do të ndërtohet nga Emiratet, nis procesi i përzgjedhjes së lokacionit

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një spital i ri i gjinekologjisë do të ndërtohet në Prishtinë si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Donacioni kap vlerën e 25 milionë eurove dhe aktualisht kanë filluar përgatitjet për të përzgjedhur lokacionin për këtë spital të ri.

Këtë lajm e dha ambasadori i Kosovës në Abu Dhabi, Xhabir Hamiti, i cili për këtë projekt ishte pritur në takim nga Noura Al-Gaithi, Zëvendëssekretare e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, për të cilën tha se e ka informuar për këtë donacion.

Hamiti tha se kjo erdhi nga një marrëveshjes mes presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Gjatë takimit, po ashtu u njoftuam se ky Departament, gjatë këtij viti, do të fillojë procesin e rinovimit dhe pajisjes me teknologji të re mjekësore të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri në shumë prej 7.5 milionë euro”, tha Hamiti, duke falënderuar popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Për këtë marrëveshje shkroi edhe këshilltarja e Osmanit, Learta Hollaj.

“Jemi shumë të lumtur që dakordimi i Presidentes Vjosa Osmani me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë po bëhet realitet. Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe institucionet relevante të Emirateve të Bashkuara Arabe janë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë. Një falënderim i veçantë për Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar”.

JU REKOMANDOJMË

Familjarë e të afërm në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren
Kryesore

Familjarë e të afërm në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren

23/01/2026 - 16:02
Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve
Kryesore

Kryeprokurori Kryeziu: Do të ftohen për intervistim edhe kandidatët për deputetë

23/01/2026 - 15:56
A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara
Kryesore

A ka familjarë të kandidatëve për deputetë të arrestuar? – Përgjigjet Kryeprokurori, jep edhe shifrat e votave të manipuluara

23/01/2026 - 15:47
Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve
Kryesore

Kryeprokurori Kryeziu: Katër subjektet e mëdha të përfshira në manipulimin e votave të kandidatëve

23/01/2026 - 15:41
Çeku kundër Ademit: Letër urgjente UEFA-s dhe FIFA-s për “kapjen” e procesit zgjedhor në FFK
Lajme

Çeku kundër Ademit: Letër urgjente UEFA-s dhe FIFA-s për “kapjen” e procesit zgjedhor në FFK

23/01/2026 - 15:20
A i është arrestuar djali për dallaveret me vota? Flet Rasim Demiri
Lajme

A i është arrestuar djali për dallaveret me vota? Flet Rasim Demiri

23/01/2026 - 14:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rinumërohen rreth 45% e votave – kështu qëndron rezultati

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë