Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës.
Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të cilat do të mbeten të hapura deri më 30 mars.
Ndryshe, dje është përuruar Stacioni i Autobusëve në Skenderaj, një projekt ky modern e me hapësira funksionale, i cili përfundimisht do të rregulloj funksionin e linjave të autobusëve në këtë qytet.
Njoftimi:
POZITAT E LIRA:
4 Arkatare
2 Mirëmbajtëse të sallës (pastrim)
2 Punëtorë sigurimi
1 Mirëmbajtës kopshti
1 Teknik të IT (Teknologjisë Informative)














