Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Statovci flet me shifra: Ndërmarrjet Publike po këndellen, nga fundosja në profit

27/06/2024 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Statovci flet me shifra: Ndërmarrjet Publike po këndellen, nga fundosja në profit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja Jeta Statovci në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për gjendjen e ndërmarrjeve Publike, për të cilat ka thënë se në të kaluaren kanë qenë në gjendje të mjerueshme, ndërsa tani e kanë mbyllur vitin 2022 dhe vitet tjera pasuese, me një fitim të jashtëzakonshëm.

“ Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë, e cila kishte trashëguar një nga gjendjet më te dhimbshme te performances, ishin pa dyshim ndermarrjet publike. Nga 17 ndermarrje publike qëndrore, që i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë, 10 e kanë përmbyllur vitin me fitim, te cilat me parë ishin në tëresi vetëm dy.

Është punuar në vazhdimësi për të përmirësuar gjendjen financiare të ndërmarrjeve, për të siguruar plane të qarta biznesi, për të rishikuar strukturat organizative në mënyrë që ndihmojnë afarizmin, për të siguruar menaxhim të duhur të burimeve njerëzore, dhe për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur të hyrat. NP kanë mbyllur vitin 2022 me një fitim të jashtëzakonshëm prej 101.41 milionë euro, me trend pozitiv i cili ka vazhduar ne vitin pasues”, ka thënë Statovci. Ajo ka folur për të gjitha ndermarrjet publike, duke ilustruar humbjet nga viti në vit dhe fitimet që kanë pasur në periudhën nga viti 2021-2023. “ Periudha 2015 – 2017 – Humbja: -55,6 milionë . Periudha 2018 – 2020 – Humbja -26 milionë. Periudha 2021 – 2023 – Fitimi mbi 120 milion euro”, ka thënë Statovci. Derisa ka folur dhe për gjendjen në Telekom, e cila sipas saj është përmirësuar dukshëm.

“Telekomi,u gjend me afer 17 milion humbje, e nje varg problemen e shpenzime marramendese. Vlen të permendet, qe aty u gjenden rreth 323 pozita te avancuara (psh nga grada 5 ne 15) duhe shperfillur te gjitha procedurat. Ato u rishikuan, duke i kursyen Telekomit rreth 300,000 euro ne muaj. Qirate marremendese, kujtojme ato zyren ketu afer, qe kishin qirane mujore me 26,000 euro”, ka thënë Statovci. Ndërsa ka thënë se në sektorin e ujrave, KRU Prishtina tashme shënon inkasim rekord, jo vetem të faturimit, mirëpo dhe te borxhet paraprake. Edhe Iber Lepenci, sipas saj i cili ishte i njohur për shume aspekte sensitive, tashme për herë të parë, rezulton profitabile, ne rimëkembje e sipër, e me plane te avancimit te kapaciteteve te saj. “KEK-u ka dalë ndërmarrja me performancën më të mirë financiare, kryesisht falë prodhimit të lartë të energjisë dhe uljes së shpenzimeve operative.

Gjatë vitit 2022, KEK-u ka përgatitur projektin për parkun diellor me kapacitet 100, më që paraqet projektin e parë të ndërmarrjes për diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë e që është në përputhje me Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.. Gjithashtu, ka thënë se KEK-un për herë të parë e ka audituar Zyra Kombëtare e Auditimit përderisa në 5 vitet e fundit, ndoshta edhe më shumë, është audituar nga kompani private. Statovci ka folur dhe për Trepçën, për të cilën ka thënë se për herë të parë është audituar nga ZKA-ja në një auditim të performancës. “Iber Lepenci pas 6 viteve të auditimeve nga kompanitë private, kurse që nga 2021 po auditohen nga ZKA. E pikërisht këto rezultate tani janë dëshmi e qartë e përkushtimit tonë, për të ndërtuar një ekonomi të fortë dhe të drejtë. Rezultatet tregojnë se me qeverisje të mirë dhe me politikat e duhura, ne mund të arrijmë rezultate të mëdha dhe të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët tanë”, ka thënë Statovci.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në krye të detyrës

E dhimbshme: Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në krye të detyrës
23/08/2026 - 10:35

Ka ndërruar jetë polici Altin Kryeziu nga Malisheva, i cili ditë më parë ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës. Kryeziu prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë...

Më shumëDetails

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, 37 persona të lënduar

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
23/08/2026 - 10:25

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën 37 persona janë lënduar, shumica e...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro

Ibrahimi: Mungesë totale e bashkëpunimit me nivelin qendror, dëmet nga fatkeqësitë natyrore kalojnë dhjetëra miliona euro
23/08/2026 - 10:03

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar bashkëpunimin e nivelit qendor me komunat, duke thënë se mungesa e bashkëpunimit ka ndikuar edhe...

Më shumëDetails

Bie në bunar, humb jetën një grua në Prishtinë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
23/08/2026 - 09:53

Një grua kosovare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pus në oborrin e shtëpisë në Prishtinë. Sipas Policisë, trupi i saj është nxjerrë nga...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
23/08/2026 - 09:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit të MINT-it,...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
23/08/2026 - 09:18

Pritje të gjata janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Merdarë. Sipas të dhënave të fundit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë