Kandidatja e listës së VV-së për deputete, nga partia Guxo, Jeta Statovci, është deklaruar për çështjen e presidentit, temë kjo e shumëpërfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.E ftuar në DPT te Fidani në Klan Kosova, Statovci, tha se një mandat i radhës për Vjosa Osmanin, presidenten aktuale, do të ishte i mirëpritur.
“Edhe në kuadër të punës që ka bërë, të raporteve që i ka mirëmbajt e i ka zgjeru, angazhimit të saj në fuqizimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.”Sipas saj, se bllokada dhe bojktoti nuk sjellë votë u dëshmua në zgjedhjet e 28 dhjetorit, prandaj tha se pret që Kosova të ketë president në mars.
“Unë pres një sjellje konstruktive, nga tabori opozitar, që secila palë të veprojë dhe të vazhdojmë tutje. Unë besoj se do të kemi president.” – tha Statovci.
Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike
Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...
Më shumëDetails











