Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

25/03/2026 - 14:01
në Sport
A A
Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja shqiptare udhëton drejt Varshavës për sfidën shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit të Botërorit 2026.

Portieri i kuqezinjve ka folur për FIFA.com në lidhje me këtë ndeshje, rëndësinë e trajnerit Sylvinho dhe shanseve për një kualifikim të mundshëm historik në fazën finale të Kupës së Botës.

Dhe për Strakoshën qe ka 45 ndeshje me kombëtaren, kualifikimi në botëror do të bëjë që një komb i tërë të shpërthejë në festë bashkë me miliona shqiptarë të tjerë të shpërndarë nëpër botë

Ndeshja me Poloninë mund të jetë hapi i parë që mund t’ju dhurojë një ëndërr. Si po i jeton këto momente?

Do të të them të vërtetën; isha shumë i emocionuar edhe përpara se të arrinim te kjo ndeshje. Për ne nuk është një gjysmëfinale. Është një ndeshje thelbësore sepse mund të shkruajmë vërtet historinë për Shqipërinë, për një popull të tërë. Përfaqësimi i vendit tonë në një botëror, për më tepër në Amerikë ku jetojnë shumë shqiptare, do të ishte një ëndërr, jo vetëm për mua, por për të gjithë’.

Mes Polonisë, Suedisë dhe Ukrainës, jeni skuadra e vetme nga ky rrugëtim i playoffit që nuk jeni kualifikuar ende në një Botëror. Të kesh më pak presion mund t’ju ndihmojë të jeni me një mendje më të lehtë?

‘duhet të jemi të sinqertë; po, nuk jemi favoritë sepse edhe historia e thotë këtë. Por besojmë shumë te vetja jonë. Nëse arritëm deri këtu është sepse e meritojmë. E dimë që Polonia, për shembull, është para nesh në renditjen botërorë, por do të jetë një sfidë e hapur. Për ne është një finale ashtu sikurse edhe për ata’

Polonia ka një sulmues si Leëandoëski dhe një skuadër me shumë talente dhe eksperiencë. Cila do të jetë mënyra juaj për t’i vënë në vështirësi?

‘Është një prej skuadrave më të organizuara me të cilat jam përballur në vitet e fundit. Ka futbollistë të një niveli të lartë; mendoj për Leëandoëskin, por edhe për Zielinskin që më pëlqen shumë. E konsideroj si një prej kombëtareve më të mira të vazos së dytë, pranë atyre si Franca, Italia dhe Spanja. Edhe ne kemi një sulmues me shumë potencial, Armando Broja, por duhet të gjejë vazhdimësinë, sidomos në aspektin fizik dhe mental. Nëse do t’ia dalë të luajë rregullisht, 30-40 ndeshje në sezon, do të mund të bëjë atë kalimin përfundimtar në nivelin e lartë. Ne kemi nevojë për futbollistë si ai që bëjnë diferencën

Fushata juaj në Euro 2024 tregoi se mund të përballeni me të gjithë. Sa të vetëdijshëm jeni bërë si grup pas asaj eksperience?

‘Isha i kënaqur që u përballëm me skuadra kaq të forta, doja që të kuptoja nivelin tonë. Nuk e prisnim të konkurronim kaq mirë. Kundër Kroacisë, për shembull, mund edhe të fitonim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, një nga ambientet më emocionuese të karrierës sime’.

Që nga 2023, Sylvinho është trajneri juaj. Cilat do të përkufizoni si pika kyçe të punës së tij dhe në cilat aspekte jeni përmirësuar?

‘Na mësoi të besojmë më shumë te vetja jonë, por pa u bërë arrogantë. Në disa ndeshje mund të bënim më mirë, por na dha shumë besim dhe një shtysë të rëndësishmë për kualifikueset e Botërorit. Që kur ka ardhur ai jemi rritur shumë. I ka dhënë vazhdimësi grupit, gjë që mungonte pas De Biasit. Në Kombëtare shihemi pak gjatë vitit, kështu që është thelbësore të kemi një bazë solide. Sot jemi më kompaktë dhe më të vetëdijshëm’

Si shumë shokë të skuadrës tënde ke lindur jashtë vendit. Më shpjegon se çfarë do të thotë të përfaqësosh kombëtaren?

‘Është motiv krenarie. Prindërit shqiptare na mësojën të respektojmë dhe të duam origjinën tonë. Edhe ai që ka lindur apo është rritur jashtë, e ndjen këtë lidhje shumë të fortë. Të përfaqësosh Shqipërinë është një nder. Nuk kam pasur kurrë dyshim edhe pse kisha mundësi të përfaqësoja Greqinë. Prindërit e mi më kanë mësuar të respektoj të gjithë, por të dua vendin tim të origjinës. I jam mirënjohës Shqipërisë që më ka bërë të jetoj dhe e bëra zgjedhjen pa hezituar’.

Çfarë do të mund të ndodhte në Tiranë dhe në rrugët e të gjithë Shqipërisë nëse do të kualifikoheni në Botërorin 2026?

‘As nuk arrij ta imagjinoj. Evropiani ishte diçka e jashtëzakonshme, por një Botëror, sidomos në Amerikën e Veriut do të ishte diçka akoma më e madhe. Do të ishte një festë globale për të gjithë shqiptarët në botë. Por nuk e mendoj, as për grupin. Duhet të mbetemi të fokusuar te Polonia’.

JU REKOMANDOJMË

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit
28/08/2026 - 22:20

Michael Olise ka shënuar golin e parë në edicionin e ri.  Sulmuesi francez shënoi në minutën e 55-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 2 me 1. Ja...

Më shumëDetails

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”
28/08/2026 - 20:56

Pas një nisjeje pa fitore në sezonin e ri të kampionatit, Paris Saint-Germain do të kërkojë të rikthehet në rrugën e duhur ndaj Lille, skuadra e fundit që...

Më shumëDetails

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës
28/08/2026 - 19:01

FIFA ka miratuar zyrtarisht një kërkesë strategjike nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) për të lehtësuar ndikimin e pezullimeve të rënda nga ndeshjet e vendosura ndaj yjeve të...

Më shumëDetails

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare
28/08/2026 - 18:12

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Muminoviq nuk arriti të sigurojë medaljen e bronztë, pasi në përballjen vendimtare u mposht nga...

Më shumëDetails

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez
28/08/2026 - 17:43

Tifozët e Atletico Madrid kanë vendosur pankarta jashtë stadiumit duke kërkuar largimin e Julian Alvarez. “Lëreni të shkojë kudo, por lëreni të largohet tani”, shkruhet në njërën prej...

Më shumëDetails

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
28/08/2026 - 17:33

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ajo mposhti italianen, Gaia Stella në ndeshjen kyçe të saj e cila i mjaftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë