Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stuhia “Goretti” godet veriun e Evropës: Gjermania përgatitet për borë të dendur, erë me shpejtësi rekorde në Francë

09/01/2026 - 20:34
në Lajme, Ndryshe
A A
Stuhia “Goretti” godet veriun e Evropës: Gjermania përgatitet për borë të dendur, erë me shpejtësi rekorde në Francë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania po pret reshje bore deri në 20 centimetra, pasi era me shpejtësi rekorde prej më shumë se 210 kilometrash në orë la pa rrymë gati 400 mijë shtëpi në Francë. Pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës po goditen nga stuhia “Goretti”.

Të premten në Francë nuk u raportua për dëme të gjera ndaj pronave, por një burrë u lëndua seriozisht, pasi rrëshqiti nga kulmi i shtëpisë, ku po mundohej t’i zëvendësonte tjegullat e rëna, ndërsa 27 njerëz të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, por disa prej tyre kanë kërkuar trajtim në spital, raporton gazeta “The Guardian”.

Shërbimi kombëtar i motit, Meteo-France, lëshoi paralajmërime të ashpra për mot të lig, duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi. Erë me shpejtësi prej 213 dhe 216 kilometrash në orë u regjistrua gjatë natës në Gatteville dhe Val-de-Saire, në rajonin e Normandisë.

Rekordi për erë me shpejtësi të lartë u regjistrua edhe në rajonin Brittany, ndërsa në majën e Kullës së Ajfelit në Paris era e arriti shpejtësinë prej 148 kilometrash në orë.

Gjermania po e quan këtë stuhi “Elli”. Pjesa më e keqe e saj pritej të arrinte më vonë të premten me erë të fortë, borë të dendur e temperatura që mund të bien deri në -20 gradë në zona të caktuara.

Kompania “Deutsche Bahn” i ndali shërbimet e linjave të gjata të trenave në një pjesë të madhe të veriut të vendit, përderisa shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi se akulli dhe bora e grumbulluar nga era po i bëjnë të pakalueshme shumë rrugë.

Rajoni përreth qytetit të Hamburgut, ku priten reshje të reja bore prej të paktën 15 centimetrash, si dhe shteti verior Schleswig-Holstein, pritet të goditen më së rëndi. Shkollat janë mbyllur dhe mbi 700 punëtorë sanitarë janë dislokuar për t’i pastruar rrugët në Hamburg.

Afër qytetit verior Bremerhaven, tre të rinj u dërguan në ndalim, pasi dyshohej se kishin hedhur akull në një autostradë ku kishte trafik që po qarkullonte. Policia tha se disa automjete janë goditur, por nuk pati raportime për të lënduar.

Autoritetet i këshilluan ata që mund të qëndrojnë në shtëpi që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa vozitësve u thuhet që t’i mbushin rezervuarët dhe të vendosin batanije e ujë në automjete në rast se mbeten të bllokuar rrugëve.

Pjesët qendrore e veriore të Gjermanisë, ku temperaturat janë pak më të larta, po përgatiten për shi të ftohtë. Gjatë natës, tre persona u lënduan lehtë, pasi një autobus rrëshqiti në akull poshtë një kodre.

JU REKOMANDOJMË

Planet e Kurtit për kandidat të tij për President – Grupi parlamentar i VV’së mblidhet sot për të diskutuar

Planet e Kurtit për kandidat të tij për President – Grupi parlamentar i VV’së mblidhet sot për të diskutuar
04/03/2026 - 11:30

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 13:00. Arsye e takimit, siç mëson T7, do të jetë për të diskutuar lidhur...

Më shumëDetails

Arrestohet Gramos Krasniqi ‘Mossi’ dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Arrestohet Gramos Krasniqi ‘Mossi’ dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit
04/03/2026 - 11:27

Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Kjo për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli. Prokuroria dhe Policia ishin mobilizuar për këtë...

Më shumëDetails

Ish-deputeti i VV-së: Nuk ka matematikë që e zgjedh Vjosa Osmanin presidente

Ish-deputeti i VV-së: Nuk ka matematikë që e zgjedh Vjosa Osmanin presidente
04/03/2026 - 10:41

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye...

Më shumëDetails

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme
04/03/2026 - 10:28

Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të thirret sot gjatë ditës. Seanca pritet të caktohet në ora 13:00, ose në orët e mbrëmjes, ka raportuar Indeksonline. Emri i...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj: I kam thënë Bedri Hamzës dhe LDK-së nëse kandidoni për President, 6 nënshkrime të AAK-së i keni

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
04/03/2026 - 10:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President, nëntë...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit futet në orët e fundit pa marrëveshje politike

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?
04/03/2026 - 09:57

As pas takimit të tretë në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe njëherësh kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përleshja me Mossin, Burim Pacolli jep detaje: “Bërtiste ‘nxirre hekrin’, por s’u afrua një me një”

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë