Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çështja e presidentit futet në orët e fundit pa marrëveshje politike

04/03/2026 - 09:57
në Kryesore, Lajme
A A
A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

As pas takimit të tretë në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe njëherësh kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk i është bërë zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri.

Kurti e ka quajtur takimin e mbajtur në mëngjesin e të martës si konstruktiv, porse nuk ka dhënë detaje të tjera mbi diskutimet e zhvilluara gjatë tij.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, është shprehur ai.

Takimi i së martës është i treti që Kurti e ka zhvilluar për çështjen e presidentit me Abdixhikun, pas atij të së hënës, si dhe të hënës së javës së shkuar.

Pas takimit të fundit, i cili është zhvilluar në objektin e Kuvendit, grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike ka mbajtur mbledhje. Pas kësaj mbledhjeje, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka theksuar se LDK-ja nuk ka numra që ta propozojë ndonjë kandidat, porse e ka vullnetin për të gjetur zgjidhje. E zgjidhja, sipas tij, i ka dy alternativa.

“E para është një konsensus i gjerë politik, pra një kandidat që vjen si pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike; dhe e dyta është një marrëveshje politike klasike mes dy partive, në këtë rast pushtetit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Natyrisht, më lejoni të cek këtu që pushteti i ka 66 ulëse në Kuvend, pra ka 66 deputetë, 66 vota dhe në asnjë format kjo gjë nuk bëhet pa ta”, ka theksuar Mustafa.

Në kuadër të asaj që e ka quajtur “marrëveshje klasike mes dy partive”, Mustafa ka thënë se nuk është në tavolinë përfshirja e LDK-së në Qeveri.

“Hapat që ka ndërmarrë partia në pushtet deri tani kur ka themeluar qeverinë, ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, ka miratuar dhe buxhetin, nënkuptojnë në vetvete që kjo nuk është në tavolinë”, është shprehur ai.

Mustafa nuk ka bërë paralajmërim për zhvillimin e takimeve të tjera, porse ka theksuar që zgjidhja mund të kërkohet deri më 5 mars, në orën 24:00, kur edhe përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

E deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka shkruar në rrjetin social Facebook për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa i ka komentuar diskutimet e fundit lidhur me çështjen e presidentit.

Ajo ka shkruar se kjo metodë është duke u përdorur tani nga kryeministri Kurti, duke iu referuar takimit me kryetarin e LDK-së.

“Megjithatë, jo veç unë që s’do t’i nënshtrohem këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet nga opozita të cilësdo parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje. As Glauk Konjufca, as asnjë numër tjetër serik i partisë (kësisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marrë postin e presidentit”, ka shkruar ajo.

Para takimit Kurti-Abdixhiku, kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se partia në pushtet është e interesuar që kandidati i propozuar për president ta sigurojë kuorumin.

“Teknikisht Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë nënshkrimet për dy kandidatë ndërkohë që deputetët e Kuvendit, teknikisht, mund t’i kenë nënshkrimet për katër kandidatë dhe ne jemi të interesuar që nënshkrimet tona të jenë në funksion të zgjedhjes së kandidatit/kandidates që do të votohet edhe do të marrë votat, gjegjësisht që do të sigurojë pjesëmarrjen e më shumë se 80 deputetëve”, ka thënë ajo.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Kurti ka deklaruar më herët se beson që Murat Jashari, i biri i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të jetë figurë e përshtatshme për postin e presidentit. Por megjithëkëtë, Murat Jashari ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për këtë pozitë.

Ndryshe prej tij, presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e ka shprehur synimin për edhe një mandat në krye të shtetit, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje, e cila e pati propozuar atë në mandatin e parë, nuk e ka përmendur emrin e saj si kandidate. E në partitë opozitare e kanë kritikuar Osmanin për “njëanshmëri në favor të Qeverisë”.

Për çështjen e presidentit, Kurti ka pasur dy takime edhe me Bedri Hamzën e Partisë Demokratike (PDK). Pas takimit të dytë të mbajtur të shtunën, Hamza është shprehur se propozimi i tij i fundit për të shmangur zgjedhjet është që PDK-ja ta propozojë një kandidat dhe që LVV-ja ta mbështesë atë. Megjithëkëtë, Kurti e ka interpretuar këtë si gatishmëri për garë. Por Hamza e ka refuzuar garën, duke thënë se “rezultati dihet”.

Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.
Kurti ka thënë që në rast se nuk arrihet marrëveshje për një figurë me mbështetje të gjerë, atëherë një nga opsionet është që secila parti ta propozojë kandidatin e vet dhe që procesi të zhvillohet nëpërmjet garës në Kuvend.

Në javët e fundit, gatishmëri për kandidim për president ka shprehur edhe akademiku dhe ish-ministri, Arsim Bajrami, ndonëse pa mbështetje të qartë nga partitë e tjera.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Presidentja Osmani u pati zgjedhur më 4 prill të 2021-tës.

Nëse Kuvendi dështon që ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Afat për zgjedhjen e presidentit, sipas kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deri më 4 mars.

JU REKOMANDOJMË

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri
25/05/2026 - 00:13

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera. Në këtë...

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë

Hasanpapaj i LDK-së për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Paradë politike, kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë
24/05/2026 - 23:33

Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka folur për Byronë për Konfiskimit të Pasurisë së Paluajtshme. Hasanpapaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini...

Më shumëDetails

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine

Si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine
24/05/2026 - 23:30

Arrestimi i fundit i trafikantit të dyshuar shqiptar të drogës, Ervin Mata, në Brazil, është shembulli më i fundit i mënyrës se si ofruesit e shërbimeve kriminale me...

Më shumëDetails

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë

34-shi i LDK-së, Hasanpapaj: Hyra në politikë për të bashkuar, jo për të përçarë
24/05/2026 - 23:00

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet me numër 34, Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se në politikë ka hyrë për të bashkuar, jo për të përçarë. “Nuk...

Më shumëDetails

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)

Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin përçarje – Bajra: Këto platforma blihen me çmim shumë të vogël (VIDEO)
24/05/2026 - 22:27

Më shumë se për program e plane, disa politikanë po shpenzojnë për të blerë pëlqime e reagime në rrjete sociale. Diçka e tillë për ekspertët e kësaj fushe...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Komogllavë të Ferizajt
24/05/2026 - 22:20

Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është takuar me banorë të fshatit Komogllavë me të cilët ka folur për vizionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Santi ‘trazon’ rrjetin me këtë pamje nga ashensori

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë