Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulm ndaj policisë në Prizren – I dyshuari përfundon me plagë të rënda në QKUK

15/06/2025 - 09:03
në Lajme
A A
Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë, dërgohen në spital
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një incident i tillë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një qytetar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:30 të datës 14 qershor 2025, patrulla e policisë ka ndërhyrë në disa parkingje ilegale në këtë zonë. Gjatë kontrollit, një qytetari i është shqiptuar një gjobë për parkim të kundërligjshëm, por ky reagoi me agresivitet të skajshëm.

I dyshuari, i identifikuar si Sefer Fetahaj, 33 vjeçar, ka filluar t’i fyejë rëndë zyrtarët policorë, për të vazhduar më pas me rezistencë fizike. Sipas burimeve, në tentativë për ta larguar me forcë nga zona, Fetahaj ka shtyrë zyrtarët dhe më pas është rrëzuar me fytyrë mbi trotuar, duke pësuar lëndime serioze në fytyrë.

Pavarësisht lëndimeve, ai ka tentuar të sulmojë përsëri policët, çka ka detyruar zyrtarët të përdorin forcë proporcionale dhe të domosdoshme, për ta neutralizuar situatën. Pas vendosjes së prangave, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ka marrë ndihmën e parë nga emergjenca mjekësore.

Ndërkohë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta në duar, gjatë përleshjes fizike.

Sipas mjekut kujdestar të emergjencës, Sefer Fetahaj kishte lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm, nën përcjelljen e një patrulle policore.

Lidhur me rastin, hetuesi kujdestar ka informuar Prokurorin e Shtetit, ndërsa pritet vendimi për veprimet e mëtutjeshme ligjore ndaj të dyshuarit. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

JU REKOMANDOJMË

Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?
Kryesore

Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?

15/06/2025 - 17:19
Ushtria izraelite zbulon raketa të lëshuara nga Irani, paralajmëron qytetarët të qëndrojnë pranë strehimoreve
Lajme

Ushtria izraelite zbulon raketa të lëshuara nga Irani, paralajmëron qytetarët të qëndrojnë pranë strehimoreve

15/06/2025 - 16:52
Presidenti iranian premton ‘përgjigje më të ashpër’ ndaj Izraelit
Lajme

Presidenti iranian premton ‘përgjigje më të ashpër’ ndaj Izraelit

15/06/2025 - 16:48
Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj
Lajme

Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

15/06/2025 - 16:36
“Ku e keni zemrën?” – Infermieri britanik shpërthen në lot në kufirin me Gazën
Lajme

“Ku e keni zemrën?” – Infermieri britanik shpërthen në lot në kufirin me Gazën

15/06/2025 - 16:15
Netanyahu del në terrenin ku sulmoi Irani: Do ta paguajnë rëndë – mendoni çfarë mund të ndodhte nëse do të kishin armë atomike
Kryesore

Netanyahu del në terrenin ku sulmoi Irani: Do ta paguajnë rëndë – mendoni çfarë mund të ndodhte nëse do të kishin armë atomike

15/06/2025 - 15:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Trumpi e urdhëroi të pranojë marrëveshjen, përgjigjet Irani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situata është në tensione të larta, shqiptarët në Izrael në gatishmëri të plotë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë