Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulme ndaj prokurorisë e ndaj mediave – Çka tha sot Kurti pasi refuzoi urdhrin e Gjykatës

04/03/2025 - 16:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nuk shkoi për intervistim, Prokuroria tregon si do të veprojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, sot pasi ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës për tu paraqitur në Prokurori, dhe pasi ka hedhur gurthemelin e një çerdhe në Gjilan, është deklaruar për gazetarë për një sërë çështjesh, shkruan Gazeta Express.

Në deklarimin e tij, Kurti ka sulmuar sistemin prokurorial, mediat, si dhe është deklaruar për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri, gjatë prononcimit të tij ka thënë se ai asnjëherë nuk ka refuzuar të japë dëshmi, dhe se ua ka shkruar oraret prokurorisë se kur mund të kryhet dëshmia e tij.

Madje, Kurti ka deklaruar se, dëshmia e tij ka mundur të jepet qysh në dhjetor, por se, sipas tij gjithherë, kjo s’ka ndodhur pasi që prokurorët janë të ‘‘interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi’’.

‘‘Së pari unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi apo se refuzoj të japë dëshmi. Përkundrazi kam thënë se jam jo vetëm i gatshëm por edhe i interesuar të jap dëshmi. Në anën tjetër kam shkruar letrën ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres prokurorinë e shtetit në zyrën e kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët hetuesit kanë ardhur për kryeministra madje jo vetëm si dëshmitar por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka asnjë arsye që kjo mos të vazhdohet. Pra qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për bindjen time të fuqishme për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit. Unë e ritheksoj që gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm edhe i interesuar që të dëshmojë’’, ka thënë ai sot.

Tutje, ai ka vazhduar sulmet e tij ndaj prokurorisë duke thënë se prokurorët janë të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe, kjo sipas Kurtit është për të ardhur keq, dhe është në dëm i vazhdueshëm.

‘‘Nuk ka qeveri, edhe sipas organizatave prestigjioze ndërkombëtare që e ka luftuar korrupsionin edhe krimin sikurse kjo qeveria jonë në këto katër vite. E po ashtu këtë dëshmojnë edhe qytetarët e republikës me mbështetjen masive që na e kanë dhënë në këto zgjedhjet e 9 shkurtit. Po dua të theksoj që luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë është tejet i rëndësishëm. Mirëpo vetëm vërejeni me kujdes se çfarë prioretizohen. Ka vite të tëra që denoncimet tona nuk trajtohen. Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra çka priorietizon prokuroria, flet për prokurorinë e jo për krimin dhe korrupsionin sepse ajo ish dashtë të luftohet prej tyre. Ju e dini që zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror, mbahen për kuvend për ekzekutiv të ri. Kryeprokurorët janë aty të barikaduar si në Prokurorinë Speciale, sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo është për të ardhur keq, dhe ky është në dëm i vazhdueshëm, një padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe nuk ndryshon as udhëheqje se këto dy gjëra po duken të lidhura me njëra tjetrën, nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë’’, ka vijuar tutje Kurti.

Pos këtyre, kryeministri është deklaruar edhe për mundësinë e një koalicioni me partinë NISMA që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, duke thënë se ai dhe partia LVV s’kanë ndryshuar qëndrime sa i përket kundërshtarëve të tyre.

‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibrdie kundër qeverisë sonë, dhe kundër LVV, por ne kemi dalë fitimtar dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë’’, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit
Lajme

Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

17/09/2025 - 18:17
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

17/09/2025 - 17:58
Veterani i UÇK-së që jeton në Austri nuk harron Kosovën, dhuron dy shtëpi për nevojtarët
Lajme

Veterani i UÇK-së që jeton në Austri nuk harron Kosovën, dhuron dy shtëpi për nevojtarët

17/09/2025 - 17:47
Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër
Lajme

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

17/09/2025 - 17:39
Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër
Kryesore

Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër

17/09/2025 - 17:27
Lushi: Albin Kurti dhe VV-ja po punojnë me ngulm të prishin familjen
Lajme

Lushi: Ata që po habiten se pse UÇK-ja s`paska qenë si ushtria amerikane, po harrojnë se familjet tyre nuk iu bashkuan UÇK-së

17/09/2025 - 17:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë