Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, dy gjyqtarë që i ka zgjedhur LVV-ja konstatuan gjithashtu shkeljet e Deharit

11/08/2025 - 14:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në LVV thonin se të tjerët e kishin keqlexuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Urdhri që Kuvendi të konstituohej brenda 30 ditësh nuk u zbatua dhe një aktgjykim i ri tash precizon qartë se kjo parti gjatë kësaj periudhe s’e ka zbatuar aktgjykimin e mëhershëm dhe ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. “Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën”, thotë tash partia e Albin Kurtit, nga e cila po shkojnë sulme specifike edhe ndaj gjyqtarëve, dy prej të cilëve Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, janë zgjedhur gjatë mandatit qeverisës dhe me votat e deputetëve të kësaj partie. Kjo parti, aktgjykimin e fundit po mundohet ta lidhë edhe me Serbinë.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten se deputetët nuk e kishin zbatuar aktgjykimin paraprak të 26 qershorit, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohej deri më 26 korrik. Të gjitha seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe kohore u shpallën të pavlefshme.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk kishte vepruar në pajtim me aktgjykimin e qershorit dhe e kishte drejtuar atë në mënyrë që bie në kundërshtim me Kushtetutën, tha Gjykata të premten ndërsa njoftonte për vendimin.

Kështu, Kushtetuesja, që është autoriteti përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës, i tregoi Lëvizjes Vetëvendosje se ajo vazhdoi të bënte shkelje duke u përpjekur çdo dy ditë ta bënte të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi e propozuara e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu dështoi disa herë t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare.

“Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën”, reagoi LVV-ja të premten, duke thënë se ajo i ka “tejkaluar kompetencat kushtetuese”.

“Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues”, u tha ndër tjerash në reagim.

Aktgjykimi “do ta cënojë rëndë ndarjen e pushteteve”, tha LVV-ja, për të cilën vendimi kishte “motive partiake”.

Sulmi ndaj gjyqtarëve – dy prej të tyre ishin zgjedhur edhe nga LVV-ja dhe mbështetën aktgjykimin

Më i “sinqertë” ishte një reagim i Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në LVV, e cila zgjodhi t’i sulmojë gjyqtarët e Kushtetueses një nga një.

“5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018 Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Dy nga shtatë anëtarët e Kushtetueses u zgjodhën gjyqtarë gjatë mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e deputetëve të kësaj partie. Ata ishin gjithashtu të mendimit se u bë shkelje me përpjekjen për ta bërë të fshehtë votimin për kryetarin/en e Kuvendit dhe se seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe duhet të shpalleshin të pavlefshme.

Enver Peci është një nga gjyqtarët që u bë pjesë e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2022. Ai kishte marrë 66 vota në Kuvend.

“Enver Pecin i cili ka marrë 66 vota, ne ia propozojmë Presidentes së Kosovës për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thoshte në seancën e 24 nëntorit 2022, kryetari i atëhershëm i Kuvendit, nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca.

Jeton Bytyqi u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese më 14 shkurt 2024. Për zgjedhjen e tij votuan 69 deputetë.

Deputeti Adnan Rrustemi, që ishte edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, tregonte se procesi për përzgjedhjen e kandidatëve kishte qenë fer dhe i drejtë.

LVV-ja thoshte se të tjerët s’e kishin lexuar mirë aktgjykimin e mëhershëm

Ngërçin politik në Kuvend nuk e kishte zgjidhur aktgjykimi paraprak, i cili interpretohej në mënyra të ndryshme dhe që sipas ish-kryetarit i Gjykatës kushtetuese, Enver Hasani ishte “i ndrojtur dhe nuk i ka shkuar deri në fund zgjidhjes së ngërçit”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thoshte se PDK-ja dhe LDK-ja “e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, pas një takimi që e kishte pasur me kryetarët e të dyja partive më 28 qershor, pas shpalljes së aktgjykimit paraprak nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues dhe as që votimi i fshehtë është i tillë. Po ashtu Gjykata Kushtetuese nuk thotë askund që kryesuesi Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje”, thoshte ai.

Tani Kushtetuesja precizoi se Dehari ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk e ka zbatuar aktgjykimin paraprak, e urdhëroi atë që të vazhdojë me pikën e tretë të rendit të ditës, duke e ftuar grupin më të madh parlamentar që ta propozojë kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit, “përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Deputetët u urdhëruan që të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër apo abstenim, si dhe që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të zgjidhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të dielën thirri një konferencë për media në të cilën iu kthye çështjes së gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban, pasi Gjykata mori një vendim që s’i shkon në favor partisë.

Ajo tha se “Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e mundshme”, duke u përpjekur ta lidhë me Beogradin aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

“Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit”, tha ajo.

Haxhiu kërkoi shkarkimin e këtij gjyqtari dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.

Ajo tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi së fundmi lidhur me konstituimin e Kuvendit. Haxhiu tha se Kushtetuesja e interpretoi Kushtetutën “sipas dëshirës”, duke mos treguar se si do të sillen karshi aktgjykimit.

E pyetur se a do ta respektojnë vendimin, ajo fillimisht tha kështu: “Unë s’po di cilin vendim me e respektu. Atë të 2014-ës, ata të para një muaji a para sa ishte, apo këtë të fundit”.

Më pas, Haxhiu u tha gazetarëve “ma thuani vetëm një rast kur ne kemi thënë që nuk e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Natyrisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen, por ato duhet të komentohen, ato duhet të kundërshtohen”, tha ajo.

Haxhiu nuk tregoi nëse do të jetë sërish emri i saj, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“I mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që t’i vlerësojë të gjitha këto rrethana dhe të vendosë për këtë çështje”./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve
18/03/2026 - 21:23

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shpallë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit...

Më shumëDetails

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së
18/03/2026 - 21:20

Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka thënë se gjatë Marsit 2026 pritet të vendoset nëse ZRRE-ja do të vazhdojë licencën e EFT ose të Vuk Hamiviç, i cili...

Më shumëDetails

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 21:17

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit.E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte në...

Më shumëDetails

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë
18/03/2026 - 21:04

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe në botë, rritja e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës shihet si e domosdoshme. Institucionet e vendit kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë