Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, dy gjyqtarë që i ka zgjedhur LVV-ja konstatuan gjithashtu shkeljet e Deharit

11/08/2025 - 14:47
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në LVV thonin se të tjerët e kishin keqlexuar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Urdhri që Kuvendi të konstituohej brenda 30 ditësh nuk u zbatua dhe një aktgjykim i ri tash precizon qartë se kjo parti gjatë kësaj periudhe s’e ka zbatuar aktgjykimin e mëhershëm dhe ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. “Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën”, thotë tash partia e Albin Kurtit, nga e cila po shkojnë sulme specifike edhe ndaj gjyqtarëve, dy prej të cilëve Enver Peci dhe Jeton Bytyqi, janë zgjedhur gjatë mandatit qeverisës dhe me votat e deputetëve të kësaj partie. Kjo parti, aktgjykimin e fundit po mundohet ta lidhë edhe me Serbinë.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten se deputetët nuk e kishin zbatuar aktgjykimin paraprak të 26 qershorit, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohej deri më 26 korrik. Të gjitha seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe kohore u shpallën të pavlefshme.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk kishte vepruar në pajtim me aktgjykimin e qershorit dhe e kishte drejtuar atë në mënyrë që bie në kundërshtim me Kushtetutën, tha Gjykata të premten ndërsa njoftonte për vendimin.

Kështu, Kushtetuesja, që është autoriteti përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës, i tregoi Lëvizjes Vetëvendosje se ajo vazhdoi të bënte shkelje duke u përpjekur çdo dy ditë ta bënte të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi e propozuara e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu dështoi disa herë t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare.

“Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën”, reagoi LVV-ja të premten, duke thënë se ajo i ka “tejkaluar kompetencat kushtetuese”.

“Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues”, u tha ndër tjerash në reagim.

Aktgjykimi “do ta cënojë rëndë ndarjen e pushteteve”, tha LVV-ja, për të cilën vendimi kishte “motive partiake”.

Sulmi ndaj gjyqtarëve – dy prej të tyre ishin zgjedhur edhe nga LVV-ja dhe mbështetën aktgjykimin

Më i “sinqertë” ishte një reagim i Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në LVV, e cila zgjodhi t’i sulmojë gjyqtarët e Kushtetueses një nga një.

“5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018 Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Dy nga shtatë anëtarët e Kushtetueses u zgjodhën gjyqtarë gjatë mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e deputetëve të kësaj partie. Ata ishin gjithashtu të mendimit se u bë shkelje me përpjekjen për ta bërë të fshehtë votimin për kryetarin/en e Kuvendit dhe se seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe duhet të shpalleshin të pavlefshme.

Enver Peci është një nga gjyqtarët që u bë pjesë e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2022. Ai kishte marrë 66 vota në Kuvend.

“Enver Pecin i cili ka marrë 66 vota, ne ia propozojmë Presidentes së Kosovës për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thoshte në seancën e 24 nëntorit 2022, kryetari i atëhershëm i Kuvendit, nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca.

Jeton Bytyqi u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese më 14 shkurt 2024. Për zgjedhjen e tij votuan 69 deputetë.

Deputeti Adnan Rrustemi, që ishte edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, tregonte se procesi për përzgjedhjen e kandidatëve kishte qenë fer dhe i drejtë.

LVV-ja thoshte se të tjerët s’e kishin lexuar mirë aktgjykimin e mëhershëm

Ngërçin politik në Kuvend nuk e kishte zgjidhur aktgjykimi paraprak, i cili interpretohej në mënyra të ndryshme dhe që sipas ish-kryetarit i Gjykatës kushtetuese, Enver Hasani ishte “i ndrojtur dhe nuk i ka shkuar deri në fund zgjidhjes së ngërçit”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thoshte se PDK-ja dhe LDK-ja “e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, pas një takimi që e kishte pasur me kryetarët e të dyja partive më 28 qershor, pas shpalljes së aktgjykimit paraprak nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues dhe as që votimi i fshehtë është i tillë. Po ashtu Gjykata Kushtetuese nuk thotë askund që kryesuesi Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje”, thoshte ai.

Tani Kushtetuesja precizoi se Dehari ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk e ka zbatuar aktgjykimin paraprak, e urdhëroi atë që të vazhdojë me pikën e tretë të rendit të ditës, duke e ftuar grupin më të madh parlamentar që ta propozojë kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit, “përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Deputetët u urdhëruan që të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër apo abstenim, si dhe që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të zgjidhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të dielën thirri një konferencë për media në të cilën iu kthye çështjes së gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban, pasi Gjykata mori një vendim që s’i shkon në favor partisë.

Ajo tha se “Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta penguar zhvillimin e saj në të gjitha format e mundshme”, duke u përpjekur ta lidhë me Beogradin aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

“Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit”, tha ajo.

Haxhiu kërkoi shkarkimin e këtij gjyqtari dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.

Ajo tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi së fundmi lidhur me konstituimin e Kuvendit. Haxhiu tha se Kushtetuesja e interpretoi Kushtetutën “sipas dëshirës”, duke mos treguar se si do të sillen karshi aktgjykimit.

E pyetur se a do ta respektojnë vendimin, ajo fillimisht tha kështu: “Unë s’po di cilin vendim me e respektu. Atë të 2014-ës, ata të para një muaji a para sa ishte, apo këtë të fundit”.

Më pas, Haxhiu u tha gazetarëve “ma thuani vetëm një rast kur ne kemi thënë që nuk e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Natyrisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen, por ato duhet të komentohen, ato duhet të kundërshtohen”, tha ajo.

Haxhiu nuk tregoi nëse do të jetë sërish emri i saj, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“I mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që t’i vlerësojë të gjitha këto rrethana dhe të vendosë për këtë çështje”./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë