Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit ndaj zëvendësministrit në detyrë, Hysni Mehanit.
Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje organeve të rendit që secili person i përfshirë në këtë rast të “japë përgjegjësi para ligjit”, shkruan Insajderi.
“Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj. Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”, ka deklaruar ajo.
“Ftoj organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit. Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike. Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, ka thënë më tej Mehani.












