Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmi kibernetik ‘paralizon’ disa aeroporte evropiane

20/09/2025 - 15:56
në Lajme
A A
Sulmi kibernetik ‘paralizon’ disa aeroporte evropiane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aeroporti i Brukselit tha se një sulm kibernetik të premten mbrëma ka bërë që pasagjerët të regjistrohen dhe të hipin në avion në mënyrë manuale, ndërsa edhe Aeroporti Brandenburg në Berlin raportoi kohë më të gjata pritjeje për shkak të këtij problemi.RTX, kompania që zotëron Collins Aerospace, tha se është “në dijeni të një ndërprerjeje të lidhur me sigurinë kibernetike” në sistemin e saj në “disa aeroporte të përzgjedhura” dhe se po punon për ta zgjidhur sa më shpejt problemin.

Kompania shtoi: “Ndikimi është i kufizuar vetëm në regjistrimin elektronik të klientëve dhe dorëzimin e bagazheve, dhe mund të kompensohet me regjistrim manual.”Sipas kompanisë, sulmi ka prekur softuerin Muse i cili u mundëson linjave të ndryshme ajrore të përdorin të njëjtat sportele regjistrimi dhe porta hipjeje në një aeroport, në vend që të kenë sportelet e tyre të dedikuara.

BBC mëson se British Airways po operon normalisht duke përdorur një sistem rezervë, por shumica e linjave të tjera që operojnë nga Heathrow janë prekur.Sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, qindra fluturime janë vonuar gjatë së shtunës në këto aeroporte.

Aeroporti i Dublinit tha se ai dhe Aeroporti i Cork-ut kanë përjetuar një “ndikim të vogël” nga sulmi kibernetik, me disa linja ajrore që kanë kaluar në proces regjistrimi manual.Lucy Spencer tha se kishte më shumë se dy orë që po qëndronte në radhë për t’u regjistruar për një fluturim të Malaysia Airlines, dhe se stafi po etiketonte bagazhet dhe po regjistronte pasagjerët manualisht, përmes telefonit.

“Ata na thanë të përdorim kartat e imbarkimit në telefon, por kur shkuam te portat, nuk funksiononin – tani na kanë kthyer sërish te sportelet e regjistrimit,” tha ajo për BBC nga Terminali 4 i Heathrow-t, duke shtuar se shihte qindra njerëz që prisnin në radhë.Një tjetër pasagjere, Monazza Aslam, tha se kishte më shumë se një orë që po qëndronte në avion në pistë “pa asnjë ide kur do të fluturojmë”, dhe se tashmë kishte humbur lidhjen e fluturimit të radhës në Doha.

“Jam në Heathrow me prindërit e mi të moshuar që nga ora 05:00,” tha ajo, duke shtuar: “Jemi të uritur dhe të lodhur.”

JU REKOMANDOJMË

Delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në bisedimet e së martës në OKB
Lajme

Delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në bisedimet e së martës në OKB

22/09/2025 - 20:54
Feri Idrizi merr mbështetjen e grave dhe vajzave të Vushtrrisë
Lajme

Feri Idrizi merr mbështetjen e grave dhe vajzave të Vushtrrisë

22/09/2025 - 20:25
Osmani viziton bashkatdhetarët në New York: Mërgata jonë ka shkruar një kapitull të ndritshëm
Lajme

Osmani viziton bashkatdhetarët në New York: Mërgata jonë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

22/09/2025 - 20:14
Trump vendosi tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punës, Shtëpia e Bardhë njofton se mjekët mund të përjashtohen
Lajme

Trump vendosi tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punës, Shtëpia e Bardhë njofton se mjekët mund të përjashtohen

22/09/2025 - 20:05
Hera e parë në 6 dekada, delegacioni sirian i udhëhequr nga presidenti Al-Sharaa merr pjesë në Asamblenë e OKB-së
Lajme

Hera e parë në 6 dekada, delegacioni sirian i udhëhequr nga presidenti Al-Sharaa merr pjesë në Asamblenë e OKB-së

22/09/2025 - 19:52
Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
Lajme

Haradinaj shpreson se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë

22/09/2025 - 19:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamjet në foto: Kallxo.com

    Ekskluzive: Këta janë 4 anëtarët e familjes Gerbeshit që sot u arrestuan nga policia (Emrat)

    390 Shpërndaje
    Shpërndaje 156 Tweet 98
  • Krejt çka u sekuestrua në familjen Gërbeshi në Vushtrri: Armë, fishekë, telefona e dokumente

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arrijnë në gjykatë 4 anëtarët e familjes Gerbeshi, prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit (Pamje)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Akuza të rënda kundër pushtetarit Gazmend Muhaxheri: “I ke blerë 11 hektarë, ku i more paratë?”-VIDEO

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikohet renditja e 10 vendeve të fundit, Haaland dhe Bellingham mbeten jashtë 20 më të mirëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë